“Ushqeje fëmijën në banjë!”

0 0

 

Historia e një nëne po bëhet virale, pasi ajo ka shkruar në Twitter se një përfaqësues i një linjës ajrore me të cilën po udhëtonte, i ka kërkuar ta ushqejë fëmijën me gji në tualetin e avionit.

Stephanie VandenBerg shpjegoi në Twitter se fillimisht kishte kontaktuar linjën ajrore përpara një udhëtimi të ardhshëm për të “organizuar fluturimin me një fëmijë”.

“E dashur @AirCanada: Nuk është kurrë mirë t’i rekomandosh një gruaje të ushqejë me gji fëmijën e saj në një tualet të avionit. Nëse dëshironi të hani darkën tuaj atje, mund të shkoni me dëshirën tuaj, por djali im i mitur nuk do të bashkohet me ju”, ka shkruar ajo në Twitter.

Pas këtij postimi, ka reaguar linja ajrore duke u shprehur se një nënë gjidhënëse mund ta ushqejë kudo fëmijën e saj në avion dhe se një kerkesë e tillë asaj nuk i është bërë gjatë fluturimit, por kur ka telefonuar, nga një punonjës i ri, që nuk i njihte politikat e linjës ajrore.

Megjithatë, komentuesit kanë qenë të gjithë kundër kërkesës së pavend të linjës ajrore.

“Pse dikush do të mendonte se tualeti është vendi i duhur për të ushqyer foshnjat?” pyeti një komentues.

Në Kanada, ku ka ndodhur ngjarja, e drejta e gjidhënies në publik mbrohet në Kartën Kanadeze të të Drejtave dhe Lirisë. Në mënyrë specifike thuhet se ushqyerja me gji “siguron standardin më të lartë të arritshëm të shëndetit” dhe konsiderohet si një “e drejtë themelore e njeriut” në Kanada.

Lexo edhe: Ankohet klienti per punonjesen qe shtrydhi gjirin me pompe, pronari e ndalon te vije ne lokal






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X