Ushejini sa më shumë fëmijët me gji, pasi kjo do t’ju ndihmojë të largoni stresin dhe depresionin

0 0

Gratë që ushqejnë bebet e tyre në mënyrë natyrale kanë më pak gjasa që të vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.

Sa më shumë fëmijë të ketë aq më i mirë është efekti. Ky ishte rezultati i një studimi ndërkombëtar të bërë nga amerikanët dhe koreanët. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon ushqyerjen me gji të paktën gjashtë muajt e parë për foshnjat mirëpo vetëm një e treta e nënave britanike e kishin ndjekur këtë praktikë, ndërsa shifrat vijojnë të jenë në rënie.

Autoritetet vendase kanë akuzuar qeverinë për mbështetjen e reduktuar dhe shkurtimet në financimin e shëndetit publik të cilin e lidhin direkt me gjidhënien.

Dr. Sangshin Patk i Universitetit Brown, Amerikë, tha: “Rezultatet e studimit kanë gjetur se ushqyerja me gji është e dobishme, jo vetëm për shëndetin afatshkurtër dhe afatgjatë të foshnjave, por edhe për shëndetin psikologjik të nënës.

Depresioni nuk është vetëm një mosfunksionim psikologjik, por gjithashtu një faktor i rëndësishëm rreziku për probleme të ndryshme fizike.

Studimi i më shumë se 1.200 nënave, mbi 50 vjeç, të cilat u pyetën për historinë e tyre familjare, duke përfshirë numrin e fëmijëve, për sa kohë i ushqyen me gji dhe për shëndetin mendor të tyre.

Rezultati ishte se rreziku i depresionit zvogëlohej me 29 për qind për çdo të mitur të ushqyer me gji dhe 9.3 për qind për çdo vit shtesë që i kishin ushqyer me gji

Raporti i publikuar në Journal of Disorders Affective tregon se ushqyerja me gji ka përfitime mbrojtëse për fëmijët, por avantazhet për nënat kishin qenë të panjohura.

Por cila është arsyeja?

Gratë shtatzëna natyrisht ruajnë më shumë yndyrë trupore, për të ushqyer të porsalindurin. Ushqyerja me gji djeg shumë nga kjo yndyrë, e cila përndryshe mund të rezultojë në diabet dhe hipertension. Zhvillimi i këtyre sëmundjeve metabolike mund të kontribuojë në depresion. Gjithashtu hormonet e lëshuara gjatë dhënies së gjirit besohet se luajnë një rol mbrojtës në kontrollin e peshës.

Veç kësaj lidhja dhe prekja lëkurë në lëkurë me të sapolindur kanë ndikim qetësues edhe për nënën edhe për fëmijën.

E gjitha kjo do të shërbejë tashmë si një argument për të nxitur mbështetjen e nënave duke I injurajuar të vazhdojnë me dhënien e gjirit.

Kur gratë ushqejnë beben me gji, oksitocini, i cili është një hormon qetësues ndihmon në reduktimin e nivelit të hormoneve të stresit të kortizolit, kështu që më pak netë pa gjumë dhe më pak stres do të ketë.

Pra, nëse ushqyerja me gji po shkon mirë dhe një grua nuk po përjeton dhimbje apo vështirësi, mund të jetë një eksperiencë e këndshme për të dhe ajo do të ketë këto nivele të hormoneve pozitive në trupin e saj dhe hormon më të ulët të të stresit.

Lexo edhe: Stresi dhe depresioni, si ndikon “kura e gjelbër”?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X