Vajza e politikanes Erisa Xhixho ka mbushur sot një vjeçe dhe ajo i ka bërë një urim shumët ë bukur me fjalë të ndjera në ktë ditë të rëndëishme për familjen e tyre.
“Princesha jonë Nikol mbushi 1 vjec dhe mami Erisa, babi Enea, vëllai Henri i urojmë Gëzuar ditëlindjen . Jemi të bekuar nga Zoti pasi me 2 ëngjëj kemi gjithë botën në krahët tonë.
12 muaj me ty Nikol ishin plot të qeshura por dhe netë pa gjumë, lodhje, vëllai të lëshoi krevatin dhe të la me mamin ndërkohë ai si i madh iku te dhoma tjetër me babin. Nuk ishte e lehtë të menaxhojë dy fëmijë të vegjël po mami dhe babi bënë maksimumin që Henri të kishte të njëjtën përkujdesje si përpara dhe mos bëhej xheloz për ty Princeshë ( edhe pse hera herës ishte e vështirë ) .
Tani që ju shoh të rriteni bashkë dhe se si kur Henri vjen nga çerdhja pyet Ku është Nikol? dhe ti Nikol që të shkëlqejnë sytë, përplas krahët e këmbët dhe kudo që të jesh vrapon ta kapësh nga bluza ose nga flokët vëllain mbushëm me dashuri dhe kuptojë që sa më shumë kalon koha aq me shumë do lidheni me njëri tjetrin, se fazat e jetës do i kaloni bashkë . Gëzuar jeta ime Nikol edhe 100 vite plot dashuri, shëndet dhe gëzime . Mami Erisa, babi Enea dhe vëllai Henri të duan shumeë ❤”.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu