Partneri i modeles Gigi Hadid ka festuar ditëlindjen e 28 dhe ajo i ka bërë urimin më të bukur.
“Skuadra pa gjumë! Gëzuar ditëlindjen babi ynë Zaddy. Je shumë i veçantë. Të dua prej shumë kohësh, faleminderit që më bërë nënë me vajzën më të mirë. Të uroj më të mirat çdo ditë”, ka shkruar Gigi përkrah fotove të publikuara në këtë ditë të veçantë.
Ajo ka postuar edhe disa momente nga festa që ka organizuar për ditëlindjen e tij. Në foto shihet ambienti i zbukuruar me tullumbace shumëngjyrëshe dhe me personazhe të njohur të filmave vizatimorë.
Gjithashtu me disa lule, Gigi ka realizuar kiopertinën e albumit të ri të Zayn, “Nobody Is Listening” që pritet të publikohet në datë 15 janar.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu