Unë vuaj nga ankthi dhe kam 11 gjëra që dua t’i dish

0 2

Kur pata sulmin tim të parë të panikut, m’u duk sikur po më ndodhte një sulm në zemër.

Një udhëtim me autoambulancë dhe gjashtë orë në departamentin e urgjencës më vonë, u njoftova se ndjesia dërrmuese në gjoks, zemra që rrihte shpejt dhe frymëmarrja e cekët që më kishte zgjuar nga gjumi, në fakt ishin rezultat i një sulmi ankthi.

Lajmi i mirë është se, ndryshe nga sulmet në zemër, nuk ka raste të sulmeve të ankthit që të vrasin.

Lajmi i keq është se ndjesia që të shkaktojnë, është sikur po vdes.

Ju mund të luftoni për pak ajër, të ndjeheni të paaftë me një sens intensiv të terrorit, shembjes, ligështimit ose hiperventilimit. Është e vështirë të arsyetosh me trurin tënd të pakënaqur në këtë pikë kohe, se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, kur sistemi juaj nervor simpatik po mbizotëron.

Edhe pse akoma, për një të huaj, mund të duket sikur dikush me ankth thjesht është tepër dramatik ose emocional. Më kanë thënë më shumë se një herë thjesht “të marr frymë”, “të qetësohem” ose “të ndaloj së ekzagjeruari”. Sikur të ishte kaq e thjeshtë.

E vërteta është se ndjesia ime është shumë më e fortë se kaq.

Unë vuaj nga ankthi dhe kam 11 gjëra që dua t’i dish.

  1. Nuk mund ta kontrolloj.

Me të vërtetë. Kur më kap ankthi, nuk kam më kontroll mbi të. Njësoj si kur të zë gripi që s’mund ta kalosh vetë, pa u trajtuar.

  1. Fakti që buzëqesh nuk do të thotë se jam mirë.

Sëmundjet që lidhen me shëndetin mendor janë shumë të paragjykuara, prandaj unë pëpriqem t’i fsheh ndjenjat e mia të vërteta përmes një buzëqeshjeje.

  1. Kam nevojë për ndihmën tënde, më shumë nga ç’ta merr mendja.

Edhe pse mund të mos dish çfarë të më thuash, thjesht qëndrimi yt pranë meje, më bën të kuptoj që nuk do e vuaj e  vetme gjithë këtë.

  1. Të lutem mos më thuaj asnjëherë “qetësohu” ose “mendo pozitivisht”.

E di që duke menduar pozitivisht mund të luftoj ankthin, por nëse ma thua kur jam në gjëndje shumë të keqe, vetëm sa do më rëndosh dhe do më shtosh presionin.

  1. Mos prit të rikthehem menjëherë siç isha.

Sulmi i ankthit dhe panikut të mbërthen në nivel fizik, mendor dhe emocional.

  1. Jo, nuk jam e mërzitur dhe e inatosur me ty.

Kur më kapin këto emocione negative, të lutem kuptoje që nuk janë për shkakun tënd. Mos e merr personale. Përkundrazi, të lutem më fol për diçka që mund të më ngrejë sado pak moralin.

  1. Është ndjesi e tmerrshme.

Frika që përjetohet në trupin dhe mendjen e një personi që vuan nga ankthi është e ngjashme me atë që mund të përjetohet kur ulet siguresa e një pistolete.

  1. Nuk e ke idenë sa shumë kam nevojë të dëgjoj “Jam këtu për ty”, “Ti nuk je barrë”, “Jam krenare që po ia del”, “Kjo do të kalojë së shpejti”.

Nëse ti ndihesh e pafuqishme dhe nuk di çfarë të më thuash, këto fjalë mbështetëse më ndihmojmë më shumë nga ç’mund ta mendosh.

  1. Të lutem mos më ndëshko për këtë gjë.

Nëse do thyeje këmbën dhe nuk do mund të ecje, a do prisje që njerëzit të bënin të ndiheshe keq? Njësoj edhe ankthi nuk është zgjedhje dhe është jashtë fuqisë sime. Edhe unë dua ta ndaloj, po aq sa do ti për mua.

  1. Shumë shpesh ankthi më bën të ndihem si barrë për njerëzit që më rrethojnë.

Në mënyrë konstante, unë shqetësohem se po të humbas kohën, se po të stresoj, po të nervozoj. Ankthi nuk ndikon vetëm në gjendjen tiem fizike dhe emocionale, por edhe në marrëdheniet e mia njerëzore dhe në karrierë.

  1. Kur ti më ndihmon në betejën me ankthin, për mua ka vlerë sa bota.

Të kesh marrëdhënie qoftë shoqërore apo romantike me një person që vuan nga ankthi, nuk është thjesht shëtitje në park. Është një nga marrëdhëniet më sfiduese që mund të kesh. Por, është edhe shpërblyese. Sepse kur gjendja e ankthit kalon, personi që vuan lirohet, kjo është ndjenja më e mirë në botë. Dhe ti që e mbështet do të jesh aty për ta përjetuar.

Lexo edhe: Edhe të famshmit vuajnë nga ankthi, modelja tregon vështirësitë e saj të përditshme






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X