Unë mendoj se e dhashë ndihmën time, po ju si do të kishit vepruar?

0 0

Lojërat e dikurshme poshtë pallatit apo në lagje me bashkëmoshatarët, vitet e fundit i kanë zëvendësuar lojërat elektronike dhe fëmijët gjithnjë e më shumë janë bërë më asocialë, më individualistë dhe më pak të aftë e të predispozuar për të ndërvepruar me njëri-tjetrin.

Për këto arsye, sa herë shoh fëmijë duke luajtur në rrugë, ndiej një gëzim dhe një ndjenjë nostalgjie që më kthen pas në fëmijërinë time.

Paralelisht mendoj edhe frikën e madhe të prindërve që i lënë fëmijët të dalin në rrugë pa mbikëqyrje, pasi tashmë ndjenja e komunitetit dhe kujdesit për njëri-tjetrin nuk është aq e theksuar sa ka qenë dikur.

Dhe pikërisht këtë e vura re pak ditë më parë.

Duke ecur në një lagje vura re se aty gumëzhinin zëra fëmijësh. Por, pak çaste më pas pashë se një djalë po i përthyente gishtin një tjetri si “kërcënim” që ai t’i jepte një lodër.

Nuk mund të qëndroja indiferente dhe ndërhyra.

“Çfarë bën kështu? Lëshoja gishtin”.

Kaq mjaftoi që situata të qetësohej, por ky nuk ishte episodi më shqetësues i asaj pasditeje.

Ajo që më shqetësoi ishte reagimi i një zonje aty afër.

“Ç’të duhet ty më tha? Përse duhet të ndërhyje? Ata vetë po luajnë, vetë le të zihen, sikur i detyroi njeri. Ty s’të prish ndonjë punë, çfarëdo që të bëjnë”.

Si mundet një njeri të mendojë kështu? Ai fëmijë mund të ishte i saji.
Kjo është zgjidhja, që të reagojmë vetëm kur situata na prek ne? Problemi është që asnjëherë ne nuk mund të parashikojmë saktësisht se kur do të ndodhemi në vështirësi, e kur do të kemi nevojë për ndihmë, prandaj, mendoj se bëjmë mirë ta japim ndihmën tonë sa herë që mundemi, drejt dikujt që në një moment të caktuarka nevojë për të, pa bërë “llogaritë” nëse do të na rikthehet apo jo.

Lexo edhe: Femijeria, periudha me e rendesishme dhe delikate e jetes

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X