Unë kam dashur të vras veten dhe im shoq bëri këtë foto për të më ndërruar mendjen, komentet negative që morëm më alarmuan shumë

0 0

Numri i lartë i komenteve negative që ka marrë kjo foto është alarmant për mua.

Qëllimi i burrit tim për të më kujtuar se sa nënë e mirë jam, është shtrembëruar dhe keqinterpretuar në kaq shumë gjëra të këqija, kështu që doja të merrja pak kohë për të pranuar diçka.

Unë dhe burri im zgjodhëm të kishim katër fëmijë dhe në asnjë moment nuk jemi penduar. Ne kujdesemi shumë mirë për fëmijët tanë dhe ata kanë gjithçka që u nevojitet.

Thënë këtë, burri im sapo ishte kthyer në shtëpi nga puna. Besoj se kishte vrapuar për t’i nxjerrë qentë për një shëtitje të shpejtë kur u kthye dhe më pa “në veprim” siç e quajti ai.

Për ata që nuk e dinë, unë kisha qenë shumë e dëshpëruar. Për shumë vite në fakt dhe me çdo fëmijë, gjendja vetëm sa u përkeqësua. Ka pasur ditë që kam komplotuar vdekjen time, disa herë kam menduar të marr fëmijët e mi me vete, për të mos qenë barrë për burrin tim. Por në fund të fundit kjo foto është bërë gjatë një periudhe shumë të vështirë të jetës sime.

U ndjeva e papërshtatshme. Ndihesha e pavlerë. Unë nuk isha një grua mjaft e mirë. Nuk isha një nënë mjaft e mirë dhe e sigurt që nuk ia vlente të rrija për të vazhduar të ngarkoja ata që dua, ose kështu mendoja.

Burri im e bëri këtë foto për të më vërtetuar se kam gabuar. Ai e bëri këtë foto për të më treguar se sa e vlefshme isha. Ai më tha në këtë moment se po përfaqësoja pikërisht atë që isha për të, “ngjitësin”. “Ngjitësi” që mban familjen tonë të bashkuar.

Ai e kishte ditur gjatë gjithë kohës dhe u lut që kjo të më ndihmonte ta kuptoja edhe unë. Nëse ka ndonjë nënë që ndihet si u ndjeva unë, ju lutem dijeni se jeni të vlefshme. Ju jeni të denja. Ju jeni të nevojshme! Unë lutem që kjo fotografi t’ju ndihmojë ta shihni atë ashtu siç më ndihmoi mua.

Dhe po, ai u erdhi menjëherë dhe ndihmoi pasi bëri foton.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X