Une apo ajo?

0 0

“Do të nisemi për udhëtim? Shumë mirë! Unë do të qëndroj përpara në makinë”!

Sa gra mund ta gjejnë veten tek kjo shprehje kur bëhet fjalë për vjehrrën? Sa gra mund të kenë debatuar me bashkëshortin e tyre për shkak të kësaj çështje? Për disa gra kjo mund të konsiderohet si diçka e papërfillshme, ndërsa për disa gra mund të jetë tepër e rëndësishme. Por çfarë e bën gruan të ndihet kështu? Cfarë ndodh përtej kësaj shprehje? Pse gruaja e ka kaq të rëndësishme që vjehrra e saj të qëndrojë mbrapa dhe ajo para në makinë, ndërsa në timon është bashkëshorti i saj?

Mua nuk më intereson!

Ka gra që nuk e kanë aspak problem, dhe në më të shumtën e rasteve diçka e tillë ndodh nëse midis saj dhe vjehrrës ekziston një marrëdhënie e bukur dhe e shëndetshme, ku ajo jep dhe merr në këmbim respekt.

Përpara duhet të rri vetëm unë!

Zakonisht pas një shprehje të tillë fshihet një marrëdhënie jo e mirë nuse-vjehërr, e cila e bën gruan të mos jetë aspak e qetë. Por përse ndodh kjo? Gjithcka vjen si pasojë e mungesës së respektit që vjehrra mund të tregojë në shumë raste ndaj nuses së saj.

Pse nusja ka gjithmonë të drejtë?

Kjo nuk është aspak e vërtetë! Ashtu siç ka vjehrra që nuk tregojnë respekt për nusen e djalit, ka edhe nuse që nuk tregojnë respekt për vjehrrën e tyre, e cila në të vërtetë mund të jetë një figurë mjaft pozitive në këtë marrëdhënie. “Konflikti” është i vjetër sa shoqëria njerezore, dhe në më të shumtën e rasteve është e vështirë të kuptosh kush nga të dyja ka të drejtë. Zanafilla e një situate të tillë në shoqërinë tonë ndoshta ekziston tek mungesa e pavarësisë që çifti ka ndaj prindërve të burrit, ku ende dhe sot respektohet tradita “më i vogli do të jetojë me prindërit”, ku në të vërtetë secili ka nevojë për hapësirën e tij, dhe sigurisht që për makinën e tij!

“Nëse një ditë nëna e burrit tim do të dëshironte të ulej para në makinë, do ta lejoja me shumë kënaqësi deri në momentin që nuk do ta shikonte atë si një trofe, si një mundësi për të më treguar se ai është ende i saj! Në të vërtetë ajo duhet të kuptojë se është biri i saj ka shumë dashuri për të, por ashtu si edhe ajo në këtë moment, ai ka nevojë të marrë edhe dashurinë e fëmijëve të tij, dhe sigurisht që kjo dashuri do të perceptohet edhe më mirë nëse gruaja do të jetë e lumtur”!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X