Udhëzuesi për vitin e ri shkollor, sqarime për prindërit

0 0

Fillimi i këtij viti shkollor është shoqëruar me pasiguri e pikëpyetje të shumta si nga nxënësit ashtu edhe nga prindërit. Mbyllja për një kohë të gjatë në muajin mars të këtij viti ka sjellë pasoja të ndjeshme, të cilat do të bëhehsin më të rënda nëse shkolla nuk do të hapej.

Për këtë aryse, janë marrë masat e duhura nga autoritetet që të sigurohet mbarëvajtja e duhur e zhvillimittë mësimit, duke garantuar së pari mbrojtjen e shëndetit të nxënësve.

Për këtë është hartuar dhe publikuar një udhëzues për këtë vit të ri shkollor.

Në udhëzues parashikohen tre skenarë të mundshëm të zhvillimit të procesit mësimor:

 mësim në shkollë;

 mësim i kombinuar (në shtëpi dhe në shkollë);

 mësim në kushtet e shtëpisë (online).

Skenarët do të zbatohen në varësi të infrastrukturës së shkollave, të numrit të nxënësve dhe të përhapjes së virusit. Kështu mund të ndodhë që brenda një qyteti të ketë një shkollë që e zhvillon procesin mësimor normalisht dhe një shkollë që zbaton mësimin e kombinuar (shkollë dhe shtëpi), siç mund të ndodhë që një shkollë ta nisë procesin mësimor normalisht dhe më pas të vijojë me mësimin në kushtet e shtëpisë për shkak të përhapjes së virusit.

Udhëzuesi gjithashtu orienton mësuesit dhe drejtuesit e shkollave publike dhe private, në lidhje me çështjet e mëposhtme:

– Planifikimi për organizimin dhe për zhvillimin e procesit mësimor gjatë vitit shkollor 2020-

  1. Përshkrimi dhe zbatimi i skenarëve të mundshëm për organizimin e procesit mësimor.

– Zbatimi i masave të sigurisë dhe të higjienës sipas protokollit të autoriteteve shëndetësore.

– Udhëzime organizative për DRAP-et, ZVA-të dhe shkollat për fillimin e vitit shkollor.

– Udhëzime metodologjike sipas tre skenarëve, përfshirë edhe platformat online dhe videot që transmetohen në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) për mësimin në distancë dhe të kombinuar.

– Udhëzime për vlerësimin e nxënësve sipas secilit skenar.

– Mbështetja e nxënësve me aftësi të kufizuara.

– Komunikimi dhe bashkëpunimi me prindërit.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X