Udhezime per vetekontrollin e femijes

0 0

Ju duhet te përcaktoni sakte se çfare kuptoni me sjellje te mire. Sigurohuni qe femija ta kuptoje ate qe ju kerkoni prej tij. Vendosni qe ne fillim kufijte dhe rregullat. Mundohuni qe t’i beni sa më te thjeshta dhe te pakta dhe te mos i ndryshoni brenda dites. Nese sot femijës i tregohet te mos hyje me kepuce ne shtepi dhe neser i thuhet “hajde, futu brenda”, ai do ta kete shume te veshtire te kuptoje se cili eshte rregulli.
Beni sugjerime pozitive
Jepni komanda dhe sugjerime ne menyre pozitive, psh: ne vend qe te thoni “mos u hidh mbi divan”, provoni te thoni “nese do te rrish tek divani, duhet te qendrosh ulur”. Perpiquni te perdorni sa me pak fjalen “mos” dhe “jo”. Disa mendojne se te vendosesh disiplinen ne menyre pozitive, do te thote te lejosh femijen te beje gjithçka, por nuk eshte ashtu. Nese ju jepni udhezimet si shembulli me lart, ne menyre pozitive, femija do te bashkepunoje me ju me shumëe sesa po t’i thoni gjithmone “mos”.
Jepni mundesi per zgjedhje
Zgjedhja e meson femijen te marre vendime. Nese ju i thoni “a je gati te vish per te ngrene dreke tani?”, ju i jepni femijes mundesine per te thene jo. Ju mund t’i thoni: “erdhi koha tani per ty te vish per te ngrene darke, do qe te pish uje apo leng portokalli?”. Ne vend te thoni: “a do te vishesh tani?”, mundohuni te thoni “tani duhet te vishesh, dhe nese do mund te veshesh bluzen e kuqe ose blu, cila te pelqen”?
Ridrejtoni sjelljen
Nese femija sillet ne nje menyre te papranueshme, jepini nje zgjedhje pozitive. Nese femija eshte shume i levizshem dhe grindet ne shtepi, jepini si zgjedhje te dalë jashte shtepise apo te luaje, qe te çliroje pak energji. Kur femija eshte me i rritur, jepini detyra te veçanta per te bere, per shembull t`ju ndihmoje ne kuzhine te grini sallaten. Tregohuni te ndjeshem ndaj nevojave emocionale te femijes tuaj. Nje sjellje jo e mire mund te tregoje se femija eshte duke kaluar nje çast frike, zemerimi, apo eshte i lenduar. Nxiteni femijen te flase rreth ketyre ndjenjave, me tej drejtojani vemendjen ndaj nje aktiviteti si: loja me qenin, uji, piktura etj, pra ne dicka ku femija mund t’i shprehe keto ndjenja ne nje menyre te pranueshme.
Respektoni femijen
Tregohuni te njerezishem dhe perfilles per femijen tuaj, ashtu si do te donit qe edhe ai te ishte me ju. Femijet perpara se te mesojne te respektojne vetveten, duhet te marrin respektin prej te tjereve. Kur i drejtoni apo korrigjoni ata, mbani mend qe eshte me mire:
– T’i drejtoheni sjelljes, jo personalitetit apo aftesive te femijes, per shembull: “nuk eshte mire te hysh ne shtepi me kepuce” dhe jo t’i thoni “ti nuk je i mire”. Sa me shume ta quani femijen te keq, aq me shume gabime mund te beje.
– Te shkoni direkt tek fëmija, ne vend qe te bertisni nga nje dhome ne tjetren, ose nga brenda shtepise jashte saj.
– Te uleni ne nje karrike apo diku dhe te flisni balle per balle me femijen.
– Te pranoni se edhe ju mund te keni bere gabim.
Ndryshoni situaten
Kur ju shikoni se femija po demton shume gjera qe keni ne shtepi, ne vend qe te bertisni çdo dite, me mire filloni t’i mbani gjerat delikate jashte vendeve qe mund te arrihen nga femija. Nuk ka nevoje qe te kyçni gjithe shtepine, por nje kompromis midis prindit dhe femijes shpesh zgjidh situatat e veshtira. Femija ka nevoje te luaje dhe te levize, qe te rritet. Nese eshte e mundur femijes rregullojini nje dhome te veten, apo nje vend ne kuzhine ku te jete i lire te beje çfare te doje.
Nxisni mendimin e mire per veten
Ne gjithçka qe ju thoni apo beni, ndihmoni femijet qe te ndihen mire me veten. Njerezit qe nuk ndihen mire me veten, shpesh do te perpiqen te veprojne ashtu si ata mendojne se duhet vepruar, pra do te gabojne. Njerezit me nje mendim te mire per veten, zakonisht duan te veprojne drejt dhe do te perpiqen te mesojne se çfare pritet prej tyre. Tregojini femijeve dashuri dhe respekt, edhe kur ju nuk e quani sjelljen e tyre të pranueshme. Femijet kane aq shume per te mesuar, sa shpesh ndihen te mbingarkuar.
Behuni shembull per femijen tuaj
Si prind ju jeni shembulli, modeli i femijes tuaj per sjelljen. Femijet e vegjel imitojne shume, sidomos sjelljet e njerezve te dashur dhe te afert. Nese ju i thoni femijes te flase me kujdes, dhe per vete bertisni gjithe kohen, atehere mos prisni qe femija te sillet ndryshe. Ai do te bertase njesoj si ju. Mbani mend se femija do te beje ashtu sic ju veproni dhe jo ashtu si ju thoni se duhet v






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X