Udhetimi ne avion me femije te vogel

0 0

Fluturimi me avion mund të bëhet pa problem edhe nëse në bord po mendoni të hipni me fëmijën tuaj të vogël. Megjithatë duhet të keni parasysh disa rregulla që duhet të ndiqni për ta bërë udhëtimin sa më të qetë.
Presioni i ajrit? Jo më një problem
Edhe të porsalindurit mund të hipin në avion, madje që nga javët e para të lindjes, sigurisht duke marrë në konsideratë edhe rregullat e kompanisë ajrore që do të kontaktoni për të prenotuar biletën tuaj. Rritja e presionit atmosferik do të ulë presionin e ajrit brenda në kabinë, kjo derisa avioni të arrijë lartësinë 2000 metër. Ky është një ndryshim, të cilin trupi i të porsalindurit mund ta përballojë pa vështirësi dhe pa rreziqe.
Kohë më parë mendohej se kjo gjendje do të shkaktonte tek fëmija ulje të nivelit të oksigjenit në gjak, e cila mund të shfaqte tek ai probleme në zemër, por kjo hipotezë nuk do të rezultonte të ishte e vertetë as për fëmijët e lindur në term dhe madje as për fëmijët e lindur parakohe.
Gjatë uljes dhe ngritjes? I jepni fëmijës gjoksin!
Frika më e madhe e nënave është momenti i uljes dhe ngritjes së avionit, pasi kjo mund të shkaktojë tek fëmija dhimbje veshi. Duke qënë se presioni ndryshon në mënyrë të menjëhershme tubat e Eustakut (lidhin faringun me veshin e mesëm) do të mbyllen automatikisht, në mënyrë që të mbajnë konstant presionin në brendësinë e veshit. Për të hapur tubat do të mjaftonte ta bënit fëmijën të gëlltitet.
Të porsalindurit nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë në mënyrë spontane, dhe për këtë do të mjaftonte që ju t’i jepnit dicka për ta thithur, dhe kjo mund të jetë gjiri, çuçoja, një biberon me ujë, dhe nëse ai është më i rritur do të mjaftonte ta bënit të shfrynte hundët. Këto veprime duhet t’i bëni vetëm gjatë uljes dhe ngritjes së avionit, sepse në momentin që arrihet lartësia 20 metër veshi përshtatet dhe nuk është më e nevojshme marrja e masave.
Rregullat e fluturimit
Në përgjithësi të porsalindurit qëndrojnë me nënën gjatë gjithë fluturimit. Në fazën e uljes dhe ngritjes së avionit nëna duhet të vendosë rripin e sigurimit, duke e mbajtur fëmijën në krah. Nëse ajo ndihet më rehat mund ta vendosë fëmijën në marsup ose në fashën e posaçme për mbajtjen e fëmijës. Nëse udhëtimi do të jetë i gjatë, ju mund t’i kërkoni kompanisë ajrore nëse mund t’ju mundësojnë një alternativë që do t’ju vijë në ndihmë, si për shembull djepin e vogël ku mund ta vendosni fëmijën deri në muajin e 6-të, ndërsa deri në moshën 2-vjeçare mund ta vendosni në sexholino të posaçme, e cila mund të fiksohet në sediljen e avionit. Disa kompani ajrore ju lejojnë të merrni me vete edhe sexholinon e makinës tuaj, dhe në këto raste nevojitet të blihet biletë e plotë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X