Udhetimet ne shtatzani, menyra me e mire per ta bere

0 0

Shtatzania nuk duhet t’ju kushtëzojë për të ndërmarrë një udhëtim por gjithsesi duhet të keni kujdes që të mos rrezikoni veten tuaj apo shëndetin e fëmijës. Para se të niseni për një udhëtim duhet të këshilloheni dhe të merrni aprovimin e mjekut.

A mund të bëj udhëtime të gjata me avion?

Sipas Kongresit amerikan të gjinekologjisë, nuk përbën aspak rrezik të udhëtosh në shtatzani edhe në muajt e fundit deri në momentin që nuk ke një problem shëndetësor të tipit:  diabet i kontrolluar keq, anomali në plaçentë, hipertension, rrezik për lindje të parakohshme. Por duhet të dini se shumë kompani ajrore kërkojnë lejën e mjekut pas muajit të 8, dhe do t’ju ndalojnë hipjen në avion gjatë ditëve të fundit të shtatzanisë.

Udhëtimet me makinë

Shtatzania nuk ju jep të drejtën të mos përdorni rripin e sigurimit, i cili mbron jetën tuaj dhe të fëmijës. Pjesa e poshtme e tij duhet të vendoset në fund të barkut ndërsa pjesa e sipërme mes gjoksit. Nuk këshillohet të bëni më shumë se 200-300 km në ditë dhe duhet të evitoni makinat në gjendje të keqe, apo fuoristradat. Pushimet duhet të jenë sa më të shpeshta.

Më i këshillueshëm është treni

Ky është mjeti që këshillohet më shumë nga mjekët sepse është më shumë i besuar dhe më pak i lodhshëm. Periudha më e mirë për të udhëtuar është nga java e 16 deri në javën 28.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X