Tuna flet për mëmësinë: Momentet e krizës më të fortë, fjala e parë e  Tianit dhe si e thërret ai

0 0

Viti 2018 ka qenë ndër më të bukurit për këngëtaren Tuna. Pasi përjetoi emocionin më të fortë  në vitin 2017, atë të të bërit nënë, viti që lamë pas rezervoi të tjera ndjesi magjike për të. Fjalët e para të Tianit, ditëlindja e tij e parë, hapat e parë e shumë të tjera, Tuna i ka rrëfyer në emisionin Mirage.

Ajo thotë se të gjitha herët e para të djalit të saj Tianit i kanë shënuar në një fletore në shtëpi. Fjala e tij e parë ka qenë gjithashtu  shumë emocionuese, tregon Tuna, por nuk ka qenë as mami as babi. Tiani për herë të parë ka thënë kali, sepse është kafsha e tij e preferuar. E megjithatë, ai ende nuk e thërret mami këngëtaren, por e thërret në emer : Tuna.

Pavarësisht këtyre momenteve kaq të bukura, Tuna ka folur edhe për disa momente të vështira të mëmësisë. Këngëtarja me bashkëshortin e djalin jeton në Prishtinë,  ndërsa familja e saj në Shkup. Këtë distancë Tuna e ka ndjerë sidomos në javët e para të ardhjes së Tianit në jetë. Ajo tregon se dy javë pas lindjes është kthyer në Prishtintë dhe ato kanë qenë momente krizash të forta pasi po përballej me një jetë krejtësisht të re pa praninë e familjes. Megjithatë, Tuna tregon se është me fat që ka një partner si Patrisi i cili e ka mbështetur në gjithçka. Madje, këngëtarja rrëfen se djalin e saj e ka larë për herë të parë i ati dhe jo ajo.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X