Truket e thjeshta për të hequr nga muret shenjat e stilolapsit apo ngjyrave

0 0

Është një moment krenarie ta shohësh fëmijën të shndërrohet në një gjeni artistik dhe të vizatojë, por kjo deri në momentin që veprat e tij të artit fillojnë nëpër muret e shtëpisë. Fëmijët janë kureshtarë dhe kur ju u jepni atyre lapsa, shkumësa, ngjyra, ata i aplikojnë në çdo sipërfaqë që u del para dhe për fatin tuaj të keq muri është një nga sipërfaqet e tyre të preferuara. Ju nuk mund t’i mbani gjithmonë sytë tek fëmija juaj dhe ta ndaloni që të mos shkarravisë muret, por duhet ta bëni atë të kuptojë se në një letër apo një libër është zgjidhje më e mirë.

Më poshtë ju tregojmë disa mënyra të thjeshta për të hequr ngjyrat e stilolapsave apo ngjyrave nga muret e shtëpisë:

  • Shenjat e lapsit janë më të lehta për t’u hequr, në krahasim me shenjat me stilolaps ose shkumës me ngjyrë. Këtu janë disa mënyra për të hequr shenjat e lapsit nga muret:
  • Përdorimi i një gome për të zhdukur shenjat e lapsit nuk është ide e keqe. Ju mund të përdorni një gomë të mirë dhe të butë për të fshirë shenjat në mur. Sigurohuni që ta bëni këtë ngadalë dhe butësisht; nëse nuk e bëni me butësi, muri mund të bëhet më keq.
  • Gomat që fshijnë ngjyrat mjaft të forta funksionojnë edhe për grafitin por edhe për murin. Ato janë të disponueshme në kancelari ose në dyqane që kanë produkte arti, dhe në internet gjithashtu.
  • Ne të gjithë e dimë se soda e bukës mund të bëjë mrekulli kur bie fjala për pastrimin. Kjo vlen edhe për shenjat me laps nëpër mure. Përzieni pak sode buke në një tas me ujë, dhe zhytni një leckë të pastër në të. Përdorni këtë leckë për të fshirë butësisht shenjat e lapsit.
  • Pasta e dhëmbëve mund të bëjë më shumë se vetëm të pastrojë dhëmbët apo të vrasë mikrobet; ajo mund të ndihmojë në heqjen e shenjave të lapsit edhe atyre në mure. Shtrydhni një sasi të vogël të pastës së dhëmbëve në një leckë të butë dhe të pastër, dhe butësisht fshini shënimet në mure.
  • Mund të provoni të zhdukni shenjat në mure edhe duke përdorur një solucion pastrimi që gjendet nëpër dyqane apo supermarket lokale. Këto solucione pastrimi kimik edhe përdoren për të hequr njollat dhe papastërtitë nga sipërfaqet.
  • Sfungjerët me melaminë janë një tjetër mënyrë e mirë për të hequr shenjat e lapsit nga muret. Gjithçka që duhet të bëni është të fshini shenjat butësisht. Është një pastrues efektiv abraziv dhe përdoret për pastrimin e njollave në sipërfaqe të ndryshme si muret, dyertë dhe dyshemetë.

Mënyrat për të hequr shenjat e ngjyrave

  • Acetoni i thonjve mund të heqë njolla shumë të mprehta si ngjyrat e thonjëve, kështu që mund të jetë i dobishëm kur përpiqeni të hiqni shenjat e ngjyrave nga muret. Mund të përdorni butësisht pambuk mbi ngjyra.
  • Pasta e dhëmbëve që e përmendëm më lart mund të ndihmojë edhe në heqjen e shenjave të ngjyrave.
  • Nëse këto nuk funksionojnë mund të merrni në dyqane një pastrues me produkte kimike.

Mënyrat për të hequr shenjat e shkumësave

Shenjat e shkumësave me ngjyra janë më të vështirë për t’u hequr nga muret se sa shenjat e lapsave apo ngjyrave.

Zakonisht për t’i hequr përdoren produkte me bazë dylli, në mënyrë që të mund të shkrihen. Përdorni tharësen e flokëve për të shkrirë këto shkarravina nga muri dhe sapo njollat fillojnë të shkrihen, fshijini butësisht me një leckë dhe me një detergjent të butë.

Ndërsa majoneza gjithashtu mund të bëjë mrekulli në heqjen e shenjave të shkumësit nga muret. Aplikoni një sasi të madhe majonezë mbi shenjat e shkumësave dhe lëreni të qëndrojë disa minuta. Pas kësaj, përdorni një leckë të pastër për të fshirë shkumësin me ngjyrë dhe majonezë. Pasi ta keni bërë këtë, përdorni një tjetër leckë të pastër, të butë dhe pak ujë për të fshirë muret.

Përdorni një vizore ose një object të hollë për të hequr shenjat e shkumësit me ngjyrë. Bëjeni këtë me butësi. Pasi të keni hequr shumicën e tij, fshini zmurin me detergjent dhe me ujë.

Shumica e këtyre metodave funksionojnë në mënyrë efektive. Ju mund të tundoheni dhe të doni të lyeni edhe njëherë shtëpinë nga e para pas shkarravinave që ka bërë fëmija por këtë duhet ta bëni vetëm kur fëmija juaj është rritur aq shumë sa për ta kuptuar se nuk duhet të pikturojë muret.

Lexo edhe: 9 produkte ne shtepine tuaj qe mund t’i perdorni per shume gjera te perditshme






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X