Olta Boka përgjatë këtyre muajve ka shijuar në fshehtësi pritjen e ëmbël dhe tashmë që pritjes po i vjen fundi, ajo vendosi ta ndajë këtë lajm me gjithë dashamirësit e saj.
Por, gjatë kohës që Olta ka performuar në festivalin e fundvitit, ajo ka qenë shtatzanë dhe këtë e ka zbuluar vetë, duke treguar se për herë të parë ka ndjerë se nuk është vetëm në skenë dhe se kjo ishte ndjesia më e bukur!
“Botë për 2
Në dhjetorin që lamë pas, unë për herë të parë në jetën time, nuk ndihesha vetëm në skenë. Asnjë se dinte asokohe, por të dija që këndoja në skenë me dhuratën më të bukur që mund të më dërgonte Zoti, më mbushi me emocionin më të madh që mund të kisha përjetuar ndonjëherë. Nuk luftoja për kupë sepse tashmë triumfi rritej brenda meje! ”- ka shkruar këngëtarja.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu