Tri sëmundjet më të shpeshta që mund të diagnostikohen gabim

Diagnostikimi i pasaktë është shkaku për afro një të tretën (34%) e rasteve të trajtimit të gabuar, që ka pasuar me vdekje ose paaftësi të përhershme. Diagnostifikimi i gabuar nuk është vetëm gabimi më i zakonshëm mjekësor, por edhe më i kushtueshm dhe më i rrezikshmi.




0 0

Diagnostifikimi i gabuar është një problem shumë më i madh nga ç’kemi menduar. Sipas një studimi të ri alarmues, diagnostikimi i pasaktë është shkaku për afro një të tretën (34%) e rasteve të trajtimit të gabuar, që ka pasuar me vdekje ose paaftësi të përhershme. Diagnostifikimi i gabuar nuk është vetëm gabimi më i zakonshëm mjekësor, por edhe më i kushtueshm dhe më i rrezikshmi, zbuloi studimi.

Studiuesit nga Universiteti Johns Hopkins analizuan më shumë se 55,000 raste që pretendonin për trajtim të gabuar për të përcaktuar modelet e gabuara të diagnostikimit. Gjetjet e tyre, të botuara në revistën Diagnosis, tregojnë se afro tre të katërtat (74.1%) e keqdiagnostikimeve më të dëmshme mund t’i atribuohen vetëm tre sëmundjeve: kancerit (37.8%), sëmundjeve vaskulare, ose problemeve që lidhen me enët e gjakut (22.8%) , dhe infeksion (13.5%).

“Për shumë pacientë, keqdiagnostikimi shkakton dëm dhe shpenzim të rëndë, dhe në rastet më të këqija, vdekje”, tha në një deklaratë autori kryesor David Neëman-Toker, profesor i neurologjisë. “Ky studim na tregon se ku duhet të përqendrohemi për të filluar të bëjmë një ndryshim për pacientët. Na tregon se trajtimi i diagnozës në këto tre zona specifike të sëmundjes mund të ketë një ndikim të madh në zvogëlimin e dëmeve të lidhura me gabimin”.

Më shumë se gjysma e rasteve të diagnostikuara gabim në këtë studim u ndodhnin grave. Por ky çekuilibër gjinor nuk është informacion i ri. Kohët e fundit, një studim nga Universiteti Yale në janar zbuloi se dhimbja e djemve të rinj merret më seriozisht sesa dhimbja që ndjejnë vajzat – dhe nuk është e vështirë të shihet lidhja midis dhimbjes që nuk merret seriozisht dhe keqdiagnostifikimit.

Hulumtimi thekson se faji nuk bie vetëm te mjekët, dhe nuk është vetëm përgjegjësia e tyre për të zgjidhur problemin. Progresi duhej të bëhej përmes një përpjekje të gjerë sistemi që nxit përfshirjen e pacientëve dhe familjeve të tyre, ndër të tjera ndryshime.

Lexo edhe: Dhimbja e  shpinës: A mund të tregojë kancer?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X