Tregtia nuk mund të bëhet me shëndetin e nënave dhe fëmijëve

0 0

Të gjitha gratë e nënat mund të jenë bërë pjesë e diskutimeve ose së paku të kenë dëgjuar lidhur me inkurajimin që i bëhet nënave për të ushqyer fëmijët me qumësht formule, kur e kanë të pamundur t’u japin qumësht gjiri.

Kjo nuk ka asgjë të keqe, as nuk e bën një grua më pak nënë, as nuk e zbeh lidhjen e saj sublime me krijesën që ka sjellë në jetë, madje është një alternativë shumë e mirë për të cilën duhet të jemi mirënjohëse, kur natyra na “penalizon” me pamundësinë për të prodhuar qumësht gjiri.

Deri këtu kur vendimi i përket natyrës ose nënës për të ushqyer ose jo fëmijën me gji, zgjidhja magjike është formula.

Por a keni dëgjuar ndonjëherë raste kur nëna është e bekuar me qumësht gjiri të mjaftueshëm dhe pavarësisht kësaj, mjeku i sugjeron ta ushqejë fëmijën me një markë të specifikuar të qumështit të blerë?

Ne po!

Vetëm 24 orëshin e fundit kemi komunikuar me dy nëna që kanë pasur këtë problem.

E para, kishte bërë lindje natyrale në një nga sptialet private në vend dhe mjeku i kishte reklamuar quëmshtin formulë si çudibërësin që fëmija të shtonte në peshë edhe pse ajo kishte pasur qumësht të majftueshëm që ditën e parë.

Ndërsa historia e nënës tjetër që është përpjekur të gjejë zgjidhje në faqen tonë për problemin që tashmë po kthehet në fenomen, është edhe më prekëse. Momenti kur solli të bijën në jetë, nuk ishte aq i bukur sa e ëndërron dhe meriton një nënë, ajo përjetoi menjëherë depresionin pas lindjes.

E bija u sëmur me verdhëzën dhe iu desh të bënte terapi, ndërsa nënës së re ende nuk i kishte ardhur qumështi. Pa të bijën pranë dhe pa qumështin me të cilin do ta mëkonte, gjendja e saj shpirtërore e psikologjike ishte tej mase e rënduar. Sikur të mos majftonte kjo, nëna ishte e rrethuar nga njerëz që në vend ta mbështesnin e t’i falnin dashuri, i përçonin energji negative. “Nëse fëmija nuk të thith gjriin, quëmshti nuk do të vijë”, – ishin fjalët që i përsëriste një tjetër grua që kishte lindur në të njëjtën dhomë me të.

Dhimbja, mungesa e vajzës që po trajtohej për problemin shëndetësor, vonesa e qumështit të gjirit, ndryshimet hormonale të pas lindjes shpesh trasnformoheshin në lotë, në të qara me dënesë dhe në thirrje ulëritëse për ndihmë. E megjithatë, e ëma diti ta qetësonte, ashtu siç di vetëm një nënë. Me dorën në zemër i tha ” Çdo nënë ka qumësht për fëmijën e saj, mjafton ta masazhosh gjirin dhe të mos kesh stres”. Kështu dalëngadalë, qumështi i bekuar nga natyra filloi të vinte dhe nëna e re tashmë mund ta ushqente të bijën.

Në vizitat e saj rutinë, ajo u përball me një mjeke  e cila duke i përmendur një markë tregtare që shet qumësht në supermarket, tentoi ta zhbënte mrekullinë që i fali natyra, quëmshtin e gjirit për të ushqyer krijesën e saj, i cili i erdhi pas aq lutjesh e mundimesh.

“Tani është vapë, mos i jep vajzës qumësht gjiri, por jepi qumështin e markës…”, – ishin fjalët e mjekes.

Me gjithë përulësinë për punën e bluzave të bardha, me gjithë respektin për diplomat e kualifikimet e tyre profesionale, a ka diplomë në universitet të botës që mund të kundërshtojë një lidhje sublime që e ka falur natyra? Atë të një nëne që ushqen me trupin e saj fëmijën? E aq më tepër të një nënë që ka fituar një betejë të vështirë për ta pasur atë quëmsht?

Si mundet një person që ka titullin mjek të hedhë poshtë profesionalizmin e tij, të bjerë ndesh me leksionet që ndoshta u jep studentëve në auditor, vetëm për qëllime tregtare?

Tregtia nuk mund të bëhet me nënat dhe me fëmijët!

Respektoni atë që fal jetë!

Lexo edhe: Mesazh per pediatrin e spitalit privat, nga nje nene






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X