Tre pyetje, nga Tolstoi, që ju bëjnë të jeni prindër më të zgjuar

“Lufta dhe Paqja” e Leon Tolstoit është një nga librat më të mëdhenj të letërsisë. Ai gjithashtu përmban më shumë se gjysmë milion fjalë.




0 0

Por, si prind, një nga shkrimet më me ndikim të autorit të madh rus, mendimtar dhe pacifist është një histori e shkurtër 132-vjeçare me më pak se 1.600 fjalë. Edhe nëse jeni një lexues i ngadaltë si unë, do t’ju duhen vetëm shtatë minuta për ta përfunduar.

Nuk keni shtatë minuta? Atëherë e keni të përmbledhur më poshtë me 300 fjalë.

“Tri pyetjet” e Tolstoit është një shëmbëlltyrë e një perandori që kërkon një njeri të shenjtë në një mal për përgjigjet që ai beson se do ta ndihmojnë atë të jetë një sundimtar i shkëlqyeshëm. Pyetjet e tij janë:

  1. Cila është koha e duhur për të filluar gjërat?
  2. Kush janë njerëzit e duhur për t’u dëgjuar?
  3. Cila është gjëja më e rëndësishme për të bërë në çdo kohë të caktuar?

Plaku ishte një mësues shumë i mirë  që duhet t’i përgjigjej perandorit.

Urtësia duhet të mësohet dhe nuk mund të jepet. Kështu që ndërsa sundimtari priste me padurim, plaku i kërkoi ta ndihmonte që të gërmonte në një kopsht aty pranë.

Disa orë më vonë, ata u ndërprenë nga zëri i një burri që e kishin qëlluar me thikë. Perandori dhe plaku i urtë ia lidhën plagën duke i shpëtuar jetën.

Por njeriu i plagosur ishte në fakt një vrasës që planifikonte ta vriste perandorin për t’u hakmarrë për vdekjen e vëllait të tij në luftë. Ai ishte lodhur duke pritur perandorin që të dilte, kur ky i fundit vazhdonte të gërmonte tokën dhe kishte vendosur ta sulmonte aty. Por rojet e perandorit e panë dhe gati sa nuk e vranë. Në ato momente doli perandori dhe plaku që i shpëtuan jetën.

Në fund,  vrasësi pajtohet me perandorin. Kopshti i plakut përfundoi së u ndërtuari. Dhe perandori mori tre përgjigjet e tij.

“Ka vetëm një herë që është e rëndësishme – dhe ajo është tani!” shpjegoi njeriu i mençur, “personi më i domosdoshëm është ai me të cilin je”, dhe gjëja më e rëndësishme është “ta bësh atë njeri të mirë”.

Nëse perandori nuk do të kishte qëndruar për të ndihmuar plakun në gërmimin e kopshtit dhe pastaj të shpëtonin vrasësin, ai ose armiku do të vdiste (pasi do të kishte dalë më herët).

Si vlen kjo histori e lashtë (dhe padyshim e dhunshme) për prindërit?

Koha kur jeni me fëmijët tuaj është koha më e rëndësishme. Dhe ata janë njerëzit më të rëndësishëm në ato momente. Kushtimi i vëmendjes dhe përpjekja për t’i bërë ata njerëz të mirë, që zakonisht do të thotë t’iu kushtoni vëmendjen e plotë, është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni.

Sigurisht, mësimet e tilla nuk janë gjithmonë të thjeshta për t’u praktikuar në jetë. Por historia na kujton që ne duhet të përpiqemi për të pasur mendjemprehtësinë e nevojshme në të gjitha momentet dhe sigurisht në momentet që kaloni me fëmijët.

Një mënyrë shumë e këndshme për t’u kujtuar për këtë është leximi i librave të ilustruar që reklamojnë përrallën e Tolstoit (në këtë rast) ose edhe të personazheve të tjerë me personazhe kafshësh, por pa dhunë. Mund ta sajoni edhe vetë këtë për fëmijët tuaj duke vënë në rolin e perandorit një djalë të ri, ndërsa në rolin e plakut të mençur një breshkë. Personazhi në telashe mund të jetë një panda.

Fëmijët tuaj do ta duan historinë dhe mesazhi do të jetë edhe për ata por edhe për juve.

Lexo edhe: Perrallat, ja cilat kane nje efekt me teper pozitiv tek femija






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X