Tre kushtet që duhen plotësuar për të mos ngelur shtatzanë ndërkohë që ushqeni me gji

Ashtu si çdo formë e kontrollit të lindjes, kjo metodë nuk është 100% efektive. Sipas Planned Parenthood, rreth 2 nga 100 gra që përdorin gjidhënien si metodë kontraceptive do të mbeten shtatzënë.




0 0

Nga netë të gjata në ndërrimin e pelenave, nënat e reja kanë mjaftueshëm arsye për t’u stresuar. Gjëja e fundit që një nënë e privuar nga gjumi duhet të shqetësohet, është një shtatzëni e papritur. Por, siç duket, nënat e reja kanë armën e tyre të fshehtë për kontracepcion: ushqyerjen me gji.

Vetëm duhet të jenë të qarta, gjithsesi është e mundur të mbeteni shtatzënë nëse kryeni marrëdhënie seksuale edhe gjatë dhënies së gjirit.

“Nëse bëhet në mënyrë të përsosur, gjdhënia si metodë kontraceptive është shumë efektive, në krahasim me kontrollin hormonal të lindjeve”, thotë Amanda Kallen, profesoreshë e obstetrikës, gjinekologjisë dhe shkencave riprodhuese në Shkollën e Mjekësisë të Yale në New Haven. “Kjo është për shkak se hormonet që promovojnë prodhimin e qumështit të gjirit (kryesisht prolaktinën) gjithashtu shtypin ovulimin. Nëse nuk jeni duke ovuluar, nuk mund të ngelni shtatzanë. ”

Ashtu si çdo formë e kontrollit të lindjes, kjo metodë nuk është 100% efektive. Sipas Planned Parenthood, rreth 2 nga 100 gra që përdorin gjidhënien si metodë kontraceptive do të mbeten shtatzënë.

“Kjo mund të ndodhë nëse dikush plotëson qumështin e gjirit me formulë (që do të thotë se gjinjtë po bëjnë më pak qumësht), ose nëse foshnja fillon dalëngadalë ushqimet e ngurta”, thotë Dr. Kallen.

Ekzistojnë tre kushte që duhet të plotësohen që gjidhënia të jetë një formë kontraceptive efektive.

Duhet të përdoret vetëm nëse një grua nuk ka një perioda, është plotësisht ose pothuajse plotësisht duke ushqyer me gji (pa kaluar më shumë se 4-6 orë mes vakteve) dhe ka lindur gjatë gjashtë muajve të fundit.

Është vetëm një metodë e përkohshme e kontrollit të lindjes. Sapo të kenë kaluar më shumë se gjashtë muaj që kur një grua ka lindur, ose nëse ndonjë nga kriteret e tjera nuk plotësohet më, Kallen rekomandon vendosjen e një forme tjetër të kontrollit të lindjes.

Megjithatë, nëse jeni një nënë e re që ende nuk është gati për një shtatzëni të dytë, rrini në një kontroll të lindjes të rekomanduar nga gjinekologu.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X