Tre breza brenda nje shtepie, si ta bejme bashkejetesen sa me te lumtur?

0 0

Jetoni bashkë me prindërit e bashkëshortit apo prindërit tuaj? Ja si të menaxhoni bashkëjetesën tuaj në mënyrën e më të mirë.

Si të jetojmë të gjithë të lumtur?

  • Duhet të jeni të gatshëm të komunikoni për të gjitha gjërat që ju shqetësojnë, apo ndryshimet që duhet të bëni në familje. Diskutoni edhe në lidhje me menaxhimin e parave që keni në dispozicion për shpenzimet familjare.
  • Shijoni praninë e njëri-tjetrit. Merrni në konsideratë anët më të mira të bashkëjetesës. Nëse do të shkoni diku vjehrra apo mamaja mund të qëndrojnë me fëmijët tuaj, nusja mund të kujdeset për prindërit e burrit apo të vetët e kështu me radhë.
  • Respektoni kohën dhe hapësirën e njëri-tjetrit. Pra nuk është e domosdoshme që të gjithë të presin njëri-tjetrin për të ngrënë një vakt duke qënë se nusja dhe djali mund të punojnë deri vonë.
  • Tregohuni fleksibël. Pra përpiquni të përshtateni me situata të ndryshme. Gjithashtu mendoni arsyet pse kjo bashkëjetesë është zgjedhur si mundësi në familjen tuaj. Nëse kanë qënë arsye ekonomike mendoni se shpejt do të marrë fund. Nëse është një detyrim zakoni apo nevojë, mendoni se mund të keni përfitime nga kjo dhe mbi të gjitha mendoni për dashurinë që partneri ka ndaj prindërve, gjyshërit ndaj fëmijës dhe ndaj jush.
  • Kaloni një kohë cilësore me njëri-tjetrin. Shëndeti, kujdesi ndaj fëmijës, financat bëhen shpesh tema debatesh në familje, dhe ju nuk duhet ta lejoni veten që të gjitha bisedat të zhvillohen rreth këtyre temave. Përpiquni të kaloni sa më mirë bashkë dhe të tregoni edhe histori argëtuese.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X