Trajtimi profesional i thonjve gjate shtatezanise

0 0

Rregullimi i thonjve është bërë tashmë një nga shërbimet më të kërkuara që estetistja ofron. Kjo ndodh për arsye të ndryshme duke nisur nga paraqitja estetike e dorës dhe deri tek problemet e mosrritjes së thonjve.
Por, çfarë duhet të dimë për rregullimin e tyre ndërsa jemi në pritjen e ëmbël?
Frika më e madhe që gruaja shtatzanë ka është aplikimi i xhelit në thonjtë e saj, pasi proçedura mund të rezultojë e dëmshme për fetusin gjithnjë e në rritje.
Në të vërtetë, rregullimi i thonjve gjatë shtatzanisë nuk paraqet rrezik për ecurinë e mirë të saj, pasi nuk kompromenton shëndetin e nënës dhe fëmijës që ajo ka në bark. Xheli ose akreliku që estetistja mund të përdorë gjatë rregullimit, zakonisht ngurtësohen për rreth 2-3 minuta nga aplikimi, gjë e cila e pengon lëkurën të thithë substancat e dëmshme që qëndrojnë në sipërfaqen e thonjve.
Sigurisht që ashtu si shumë veprimtari të tjera të kryera gjatë shtatzanisë, edhe në këtë rast ju duhet të tregoni kujdes në përzgjedhjen e qëndrës estetike që do të vendosni të frekuentoni, duke marrë në konsideratë produktet që përdoren atje si edhe higjenën dhe dizinfektimin e paisjeve të punës.
Cilët janë elementët që mund të rezultojnë të dëmshme për ecurinë e mirë të shtatzanisë?
Rregullimi i thonjve gjatë shtatzanisë, të metat e këtij proçesi
Ju duhet të keni parasysh se kjo proçedurë nuk duhet të kryhet më shumë se dy herë gjatë gjithë shtatzanisë. Një nga rreziqet më të mëdha për shtatzaninë konsiderohet pluhuri që del nga thonjtë gjatë trajtimit, sidomos nëse thithen në mënyrë të vazhdueshme. Mundohuni që gjithmonë gjatë rregullimit të thonjve gjatë shtatzanisë të vendosni në fytyrë një maskë të posaçme, si edhe të kërkoni hapjen e dritares ose derës së qëndrës estetike në mënyrë që të siguroni një qarkullim të mirë të ajrit.
Nëse ndodh e kundërta, pra gruaja shtatzanë rezulton të jetë vetë estetistja përpiquni të programoni takimet e klienteve me një distancë kohore nga njëra-tjetra, në mënyrë që të keni mundësi të merrni ajër të pastër, si edhe të siguroheni që ambient i punës të ketë një higjenë të përkryer. Ju duhet të keni parasysh gjithashtu se duhet të reduktoni numrin e takimeve që do të zhvilloni gjatë ditës. Vendosja e maskës dhe e dorezave plastike është një kusht që duhet ta zbatoni gjithmonë, pa harruar të kryeni një dizinfektim në mënyrë të rregullt.
Përzgjedhja e materialeve
Materialet dhe pajisjet që do të përdoren gjatë rregullimit të thonjve duhet të jenë të një cilësie shumë të mirë, të marra në firma të specializuara për cilësi të parë të produkteve që ofron.
Trajtimet e mundshme të thonjve janë dy: me xhel ose akrelik. Gjatë shtatzanisë këshillohet përdorimi i xhelit, pasi aromat e forta të akrelikut mund të shkaktojnë të vjella ose nauza tek gruaja. I vetmi rrezik që paraqet vendosja e xhelit apo akrelikut në thonjtë e gruas shtatzanë është kryesisht nëse ajo do të bëjë lindje me operacion çezarian, kjo pasi produkti i vendosur në tonj nuk siguron një funksionim të mirë të aparatit që tregon rrahjet e zemrës së gruas gjatë operacionit.
Këshillohet që gruaja gjatë shtatzanisë të aplikojë në thonjtë e saj ngjyra transparente ose të çelëta, të cilat mundësojnë verifikimin e vitaminave, kalciumit, ngjyrës së thonjve në cdo moment.
Rreziku i përdorimit të manikyrit
Përsa i përket përdorimit të manikyrit të thjeshtë ju duhet të tregoheni të kujdesshme pasi ato përmbajnë disa substanca të cilat mund të rezultojnë të dëmshme për zhvillimin korrekt të fetusit. Substancat e dëmshme janë dibutilftalati (DBP), formaldeidi dhe tolueni. Këto janë substanca toksike për organizmin, të cilat mund të shkaktojnë probleme hormonale tek fëmija, sëmundje në rrugët e frymëmarrjes etj. Ju gjithashtu nuk duhet në asnjë mënyrë të pastroni kutikulat, pasi në disa gjëndje të caktuara siç është ajo e shtatzanisë, trupi është më delikat dhe për pasojë mund të marrë më lëhtësisht infeksione bakteriale.
Të rregullojmë thonjtë në kushte shtëpie
Nëse keni zbuluar se prisni një fëmijë ju mund të kujdeseni për thonjtë tuaj në kushte shtëpie në mënyë natyrale.
Për të pasur gjithmonë thonj të bukur, të fortë dhe të shëndetshëm, do të mjaftonte të ndiqnit disa hapa:
– Evitoni limimin e thonjve ndërsa janë të lagur, sepse mund të dëmtohen;
– Përdorni lëng limoni për të forcuar dhe zbardhur thonjtë;
– Hidratoni thonjtë tuaj me vaj ulliri;
– Nëse thonjtë tuaj janë gjithmonë delikatë, duhet t’i limoni gjithmonë me limë të butë prej kartoni;
– I ajrosni thonjtë tuaj herë pas herë pa abuzuar me manikyrin;
– Mos i lani duart me ujë shumë të ngrohtë;
– Mos përdorni produkte me përmbjatje toksike;
– Para se të vendosni manikyrin aplikoni një forcues thonjsh;
– Hidratoni duart tuaja me gjalpe karite.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X