Trajtimet që mund të bëni në mënyrë që të djersiteni më pak gjatë ditës?

0 0

Çdo njeri djersin, por disa njerëz djersijnë shumë më tepër se të tjerët. Hiperhidrosis, ose djersitja e tepruar, ndodh kur sistemi i brendshëm ftohës i një personi fillon të lodhet. Mund të jetë një gjendje e turpshme dhe që ndikon në mënyrën e jetesës.

Ka disa trajtime në dispozicion që ju ndihmojnë të djersitni më pak – dhe të jetoni më shumë.

Kur djersitja konsiderohet e tepruar?

Djersitja është mënyra se si trupi ftoh veten. Por djersitja e tepruar – ose prodhimi i pesë herë më shumë djersë sesa është e nevojshme – është një problem mjekësor i vërtetë.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Hiperhidrosis (IHS), rreth 365 milionë njerëz në mbarë botën përjetojnë djersitje të tepruar. Është një problem që prek edhe burrat dhe gratë. Njerëzit me hiperhidrosis djersiten shumë, pothuajse gjatë gjithë ditës, çdo ditë.

Dhe hiperhidrosis jo vetëm që shkaktojnë probleme fizike, por ndikon në marrëdhëniet personale, produktivitetin në punë, marrëdhëniet intime, ushtrime dhe në aktivitetet e kohës së lirë, dhe me të vërtetë në të gjitha aspektet e jetës.

Çfarë e shkakton djersitjen e tepërt?

Lloji më i zakonshëm i djersitjes së tepërt quhet hiperhidrosis fokale primare, që do të thotë djersitja ndodh vetëm në zona të caktuara të vogla të trupit dhe nuk shkaktohet nga një tjetër problem mjekësor apo ndonjë medikament i caktuar.  Zonat më të zakonshme që djersijnë janë sqetullat, fytyra, pëllëmbët e duarve dhe këmbët.

Shkaku i këtij lloji të djersitjes së tepruar nuk është përcaktuar përfundimisht, por mjekët thonë se definitivisht nuk është një problem higjienik. Gjenetika mendohet të luajë rol.

Një lloj tjetër i djersitjes së tepërt, i njohur si hiperhidrosis sekondar i përgjithësuar, shkaktohet nga një gjendje mjekësore themelore ose mund të jetë si efekt anësor i ndonjë ilaçi. Djersitja zakonisht përjetohet në pjesët më të mëdha të trupit dhe mund të ndodhë gjatë gjumit. Shkaqet e zakonshme mund të jenë:

  • Ankthi;
  • Menopauza;
  • Diabeti;
  • Hipertiroidizmi;
  • Kanceri;
  • Infeksione të tilla si tuberkulozi;
  • Obeziteti;
  • Tumoret, etj

Në përgjithësi, trajtimi i këtyre problemeve ndihmon në kontrollin e djersitjes së tepruar.

Opsionet e trajtimit të hiperhidrosis

Sipas një studimi të kohëve të fundit, shumica dërrmuese e njerëzve me hiperhidrosis kalojnë përpara se të kërkojnë trajtim, ose nuk e bëjnë fare.

Trajtimet tradicionale të djersitjes së tepërt përfshijnë:

  • Antiperspirantët: Kur aplikohen në lëkurë, një formulë e miratuar nga dermatologu mund të bllokojë kanalet e djersës. Këto zakonisht funksionojnë me zonat e sqetullave por mund të jenë efektive edhe për duart, këmbët, qafën etj. Efektet anësore mund të përfshijnë acarim të lëkurës.
  • Injeksione: Kur antiperspirantët nuk funksionijnë, injeksione të tipit toksina botulinum A, të aprovuara nga dermatologët, mund të trajtojnë djersën e tepërt. Injeksionet lokale janë mjaft efektive për të hequr djersitjen në vendin e injektimit. Injeksionet zakonisht janë efektive për disa muaj dhe pastaj duhet të përsëriten. Ky trajtim nganjëherë përdoret për të ndalur djersitjen në duart, fytyrë dhe këmbët, por janë raportuar se kanë efekte anësore të tilla si dobësia e muskujve dhe rëndesë e qepallave.
  • Medikamentet me recetë: Ilaçet antikolinergjike, si glikopirrolat, ndihmojnë në parandalimin e stimulimit të gjëndrave të djersës. Megjithatë, këto ilaçe nuk janë të prodhuara në mënyrë specifike për të trajtuar hiperhidrosis, kështu që është e rëndësishme të bisedoni me mjekun tuaj për historinë tuaj shëndetësore për të parë nëse ky është trajtimi i duhr për ju.
  • Jontoforeza: Kjo procedurë përfshin zhytjen e zonës së prekur, zakonisht duart ose këmbët tuaja, në një enë me ujë që lidhet me një makinë të vogël që dërgon një rrymë elektrike të butë përmes ujit. Besohet se energjia elektrike dhe mineralet në ujë punojnë së bashku për të zbutur pak shtresën e sipërme të lëkurës dhe për të bllokuar rrjedhën e djersës në sipërfaqen e lëkurës. Nevojiten disa séance jontoforeze për të ndihmuar duart dhe këmbët të djersijnë më pak.
  • Kirurgjia: Nëse nuk gjeni ndihmë nga procedurat e përmendura më sipër, mund të bëni operacione për trajtimin e hiperhidrosis. Një procedurë është heqja kirurgjikale e gjendrave të djersës në zonat e prekura. Një tjetër procedurë e quajtur simpathektomia endoskopike e kraharorit (ose ETS) përdoret për të shkatërruar sinjalet që vijnë nga nervat e kurrizit kurrizor në gjëndrat e djersës. Kjo konsiderohet si një trajtim i fundit, pasi është një operacion i madh që mban rreziqe për komplikime të rënda.

Lexo edhe: Çfare tregon menyra se si djersini per shendetin tuaj?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X