Trajtimet për fertilitetin lidhen me shanse më të larta për ndërlikime gjatë shtatzënisë

0 0

Gratë që kanë pasur trajtime të fertilitetit – sidomos me fekondimin in vitro – mund të jenë në rrezik më të lartë për komplikime të rënda gjatë shtatzënisë, thotë një studim i ri.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse trajtimet shkaktojnë rrezikun dhe  nëse përfitimet e IVF-së janë më të mëdha se rreziqet, thanë  autorët kanadezë të studimit.

Kryesisht trajtimet janë të sigurta dhe efektive

Është e rëndësishme të mbani mend se numri i grave që kanë komplikime gjatë shtatzënisë  mbetet mjaft i vogël, që do të thotë se për shumicën e grave që marrin një trajtim për fertilitetin, ky trajtim do të jetë i sigurt dhe efektiv dhe do të rezultojë me shtatzëni të suksesshme, thonë studiuesit.

Ata kanë marrë të dhëna përreth 814 000 lindje të foshnjave të gjalla dhe atyre të vdekura në spitale, në provincën kanadeze të Ontarios midis 2006 dhe 2012.

Ata krahasuan më shumë se 11 500 gra që ngelën shtatzëna  përmes trajtimit të infertilitetit me më shumë se 47 500 gra që ngëlën shtatzëna në mënyrë natyrale dhe pa stimulues.

Gratë që kishin marrë trajtime për infertilitetin ishin më të mëdha në moshë, kishin të ardhura më të larta, shpesh ishin nëna për herë të parë dhe shtatzëna me binjakë ose me më shumë fëmijë.

Shkalla e komplikimeve të rënda të shtatzënisë (si gjakderdhja e rëndë pas lindjes, nevoja për kujdesin intensiv dhe sepsis të infeksionit të gjakut) ishte rreth 31 për 1 000 gra shtatzëna të trajtuara për infertilitetin dhe 22 për 1 000 shtatzëna që nuk ishin trajtuar.

Ky rrezik më i lartë u pa në mesin e grave që kishin IVF, por jo në mesin e atyre që kishin forma të tjera të trajtimit të infertilitetit, siç janë inseminimi intrauterin ose induksioni i ovulacionit me ilaçe, sipas studimit të publikuar në Journal of Medical Association Canadian.

Shkaktari ‘i vërtetë’ është i panjohur

Ashtu si studimet e mëparshme, edhe ky studim zbuloi se të qenit më e madhe se 40 vjeç dhe të ngelesh shtatzënë me binjakë ose trinjakë, do të kesh rrezik për ndëlikime serioze gjatë shtatzënisë.

Trajtimi i infertilitetit është i zakonshëm tek gratë më të mëdha në moshë, të cilat kanë provuar tashmë çdo metodë natyrale dhe gjithashtu shtatzënia me më shumë se një fetus ka shanse të ndodhë më shumë tek gratë që janë trajtuar për infertilitetin.

Disa probleme mjekësore si obeziteti mund të jenë shkak ndoshta për këto komplikime por pritet të bëhen studime të tjera.

Lexo edhe: Vuajti për shumë vite me infertilitetin: Jam mirënjohëse edhe për vështirësitë e mëmësisë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Në cilën javë mund të...

Kanceri në shtatzani është një ngjarje që do ishte mirë të mos ndodhte kurrë, sepse kjo sëmundje mund të ketë një ndikim psikologjik edhe më të rëndë sesa në kohë...

Tensioni i ulët në shatztani,...

Presioni i ulët i gjakut është një situatë mjaft e zakonshme tek gratë e reja dhe aq më tepër në shtatzani. Me nxehtësinë e verës, vlerat e presionit të gjakut...

Shumë pranë kurës që fëmija...

Testuar në një grup majmunësh, një trajtim i ri bazuar në një dozë të vetme të dy antitrupave, rezulton i aftë për të parandaluar transmetimin e HIVit nga nënat e...

Koronavirusi në shtatzani, a ka...

Koronavirusi në shtatzani Siç e dimë, koronavirusi ka ardhur deri në Itali e Greqi dhe rastet e infeksionit rriten orë pas ore, si dhe frika. Gratë shtatzëna sigurisht paraqiten në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X