Tragjedi në Pogradec/ Vajza 10-vjeçare bie në gropën e vaditjes, e ëma humb jetën në përpjekje për ta shpëtuar

0 0

Një histori që tregon edhe njëherë se nëna është një grusht vuajtjesh dhe simbol i gjallë i sakrificës, por kësaj here ajo nuk ia doli të shpëtonte fëmijën e saj.

Ngjarja tragjike ndodhi dje në një fshat të Pogradecit, ku një e mitur u mbyt së bashku me nënën që po përpiqej ta shpëtonte.

Nënë e bijjë janë mbytur në një gropë uji që shërbente për vaditjen e tokave. Fillimisht ka qenë vajza 10-vjeçare e cila ka rrëshqitur në gropën 2-3 metra të thellë dhe më pas nëna në përpjekje për ta shpëtuar, nuk e ka menduar dy herë por është futur dhe kjo ka sjellë fatin tragjik.

Ato janë gjetur nga vajza pak më e madhe e 35-vjeçares, e cila tashmë ka lënë tre fëmijë të tjerë jetim.

Banorët e fshatit kanë treguar se bashkëshorti i gruas kishte shkuar në emigrim, ndërsa Lirie Mazelli kujdesej për tokat. Në kushte të vështira ekonomike, gruaja punonte në shtëpi dhe ara ndërsa bashkëshorti shkonte nga tre muaj, herë në Greqi e herë në Maqedoni.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X