Tjetër pasojë post Covid-19, rënia e flokëve

0 0

Mes shumë pasojash që ka sjellë infektimi me Covid 19 në jetët tona, duket se është edhe rënia e bollshme e flokëve. Sigurisht nuk është një nga pasojat më serioze, por gjithsesi është një problem që mund të ketë një ndikim shumë të fortë nga pikëpamja psikologjike e cila nga ana tjetër, në një rreth vicioz, përkeqëson gjendjen fizike, duke zgjatur kohën për shërim të plotë.

Pas 2-3 muajsh

Në 90% të rasteve, rënia e flokëve ndodh me bollëk pas dy ose tre muajve të infektimit. Rënia e flokëve Post-Covid çon në humbjen e 100 deri 200 qimeve në ditë: kemi të bëjmë me humbjen tipike reaktive të flokëve që ndodh pas ngjarjeve traumatike. Në një masë më të vogël, ky lloj i rënies ndodh gjithashtu gjatë ndryshimit të sezonit, por në një masë më të vogël se në pacientët Covid-19, për të cilët flokët rrallohen ndjeshëm.

“Raportet e para të kësaj rënieje për shkak të Covid -19 – thotë Profesor Bianca Maria Piraccini, drejtoreshë e Shkollës Pasuniversitare të Dermatologjisë dhe Venerologjisë të Universitetit të Bolonjës – datojnë në qershor të vitit 2020 dhe erdhën nga e gjithë bota: në Itali, në Bolonjë, u krijua një task forcë, e udhëhequr nga Dr. Michela Starace e cila po koordinon shkencëtarë nga e gjithë bota për të regjistruar të gjitha rastet e humbjes së flokëve pas infektimiit me Covid-19 dhe të përpiqen të gjejnë një shpjegim”.

Përfshihen shkaqe të ndryshme

Ndër shkaqet është sigurisht pushimi në shtrat, humbja e peshës, hipo-oksigjenimi, ilaçet e marra dhe në përgjithësi stresi i madh të cilit organizmi i nënshtrohet në fazën infektive. Në çdo rast, është një rënie kalimtare që duhet të përballet me kundërmasat e duhura. Nevojiten suplemente ushqimore të bazuara në kortizon dhe antioksidantë.

Si të ndërhyhet

Është gjithashtu e rëndësishme të lani flokët mirë dhe butësisht: skalpi ka shumë gjëndra dhjamore dhe akumulimi i sebumit predispozon lëkurën ndaj një dermatiti bezdisës seborrheik, i cili largon oksigjenin nga bulbi dhe dobëson më tej flokët. Prandaj, kini kujdes të përdorni shampo shumë delikate për të siguruar pastrim të thellë butësisht, pa varfëruar dhe irrituar lëkurën e kokës tashmë të ndjeshme në fazën pas infeksionit. “Zakonisht kthehet në normalitet brenda disa muajsh, por nëse një person tashmë vuan nga sëmundje të flokëve, të tilla si alopecia androgjenetike, e cila prek 50% të njerëzve, kur rënia ndalon rrallimin e flokëve do të mbetet mjaft e theksuar” përfundon eksperti.

Një dietë e larmishme e pasur me antioksidantë frutash dhe perimesh është gjithashtu një mbështetje e rëndësishme për vitalitetin e flokëve.

Lexo edhe: 7 mënyra për të reduktuar rënien e flokëve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X