Tiroidja ne shtatzani

0 0

Funksionimi korrekt i tiroides gjatë shtatzanisë është shumë i rëndësishëm për të garantuar zhvillimin korrekt të fetusit, sidomos të sistemit cerebral.
Por, cfarë është tiroidja?
Bëhet fjalë për një gjëndër të vendosur në mes të qafës dhe me formën e një fluture. Ajo ka disa funksione të rëndësishme si rregullimi i metabolizmit, kontrollimi i zhvillimit seksual dhe skeletor, kryeson funksionin e trupit si termorregullues, kontrollon shëndetin e flokëve dhe lëkurës si edhe ndikon në procesin gjumë-zgjim. E gjithë kjo punë e saj bëhet me anën e veprimit të dy hormoneve të quajtura T3 dhe T4 të cilat prodhojnë jod. Tiroidja është përgjegjëse gjithashtu edhe për funksionimin e mirë të hipofizës, e cila është një tjetër gjëndër e vendosur në qëndër të trurit dhe nga ku merr urdhra tiroidja.
Tiroidja gjatë shtatzanisë
Është shumë e rëndësishme mbajtja nën kontroll e tiroides, sepse disa studime kanë treguar se hormonet e tiroides të nënës janë në gjendje të kalojnë nëpërmjet plaçentës duke arritur deri tek fetusi, nëse tiroidja fetale nuk ka filluar ende të prodhojë hormonet e saj. Kjo vërteton që çrregullimi i hormoneve të nënës mund të ndikojë në zhvllimin e sistemit nervor qëndror të fetusit, dhe për pasojë të shkaktojë vonesë në zhvillimin mendor të fëmijës.
Gjatë shtatzanisë vihet re një dyfishimin i nevojave ditore për jod, dhe për këtë është e rëndësishme të bëhet vlerësimi i nivelit të jodit dhe më pas të ndiqet një dietë që siguron marrjen e sasive të nevojshme.
Diagnostikimi i sëmundjes së tiroides është e vështirë të bëhet, pasi ajo shfaq shënja pothuajse të njëjta me atë të shtatzanisë. Ulja e funksionit të tiroides zakonisht sjell shtim në peshë, konstipacion dhe lodhje, ndërsa rritja e funksionit të saj sjell të vjella dhe shtim të oreksit.
Duke qënë se diagnostikimi i çrregullimeve të tiroides gjatë shtatzanisë është i vështirë të bëhet, diagnoza prenatale dhe mjekimi i tyre është shumë i rëndësishëm.
Çrregullimet që shfaqen gjatë shtatzanisë
Çrregullimet e tiroides janë dy:
Hipotiroidizmi
Në bazë të kësaj sëmundje qëndron ulja e prodhimit të hormoneve të tiroides, e cila mund të jetë e pjesshme ose e plotë. Simptomat e këtij çrregullimi në tiroide janë pagjumësi dhe apati, mungese energjie, ndjesi të ftohti, humbje kujtese, rrahje të ulëta të zemrës, rritje peshe etj.
Hipotiroidizmi klinik apo subklinik mund të shoqërohet me:
– Rritje të mundësisë së abortit spontan, humbje fetale, lindje parakohe;
– Çrregullime hipersensitive, shkëputje plaçentare;
– Zhvillim neurologjik të dobët.
Forma klinike shpesh shoqërohet me anemi të nënës ose hemorragji post-partum. Forma subklinike mund të komplikohet me zhvillimin e diabetit gestacional, paraqitje podalike të fëmijës, fëmijë me peshë të vogël trupore etj.
Hipertiroidizmi
Hipertiroidimi ndodh atëherë kur tiroidja prodhon hormone në sasi të madhe. Simptomat janë kryesisht rritje e rrahjeve të zemrës, humbje peshe, djersitje më e madhe, diarre, irritim.
Si bëhët trajtimi?
Gjatë shtatzanisë trajtimi i hipotiroidizmit mund të bëhet me medikamentin Levotiroksinë. Shtatzania mund të rritë kërkesat për këtë medikament edhe nëse nëna është trajtuar në periudhën prekoncepsionale. Vlera e TSH prekoncepsional duhet të jetë më e vogël se 2,5 ml UI/I. Sa më mirë të kontrollohet hipotiroidzmi para shtatzanisë, aq më pak do të jetë e mundshme rritja e vlerave të TSH.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X