Tirana, ndryshimet që janë bërë në “shërbim” të fëmijëve

0 0

Tirana është qyteti më i populluar i Shqipërisë e për rrjedhojë numri më i madh i fëmijëve gjendet në këtë qytet. Sheshi kryesor në qendër të qytetit, duket se është vendi ku fëmijët argëtohen më shumë duke luajtur, nën kujdesin e gjyshërve dhe prindërve pranë tyre.

Më shumë se thjesht një hapësirë e këndshme, sheshi i lojërave është çelësi i një plani të madh për të riformuar kryeqytetin e Shqipërisë si një qytet më të përshtatshëm, më të qëndrueshëm, më pak të varur nga makinat, veçanërisht duke vendosur nevojat e qytetarëve më të rinj të qytetit në krye. Krijimi i tij nxiti gjithashtu një nga debatet më intensive urbane në historinë e kohëve të fundit të Shqipërisë, që zbuloi dhimbjet shumë të veçanta në rritje që vendi ka përjetuar që nga rënia e komunizmit në 1991.

Sheshi i lojërave u bë pikënisja për krijimin e 33 zonave të tjera për lojëra në gjithë qytetin, ndërkohë planet janë që të shtohen edhe më tepër.

Ky përqendrim në nevojat e fëmijëve dhe rimarrjen e hapësirës publike vjen si qëllim i kryebashkiakut Erion Veliaj për të rifreskuar Tiranën si një qytet më të gjelbër dhe më pak të varur nga automjetet.

Përpara krijimit të sheshit, ai bëri një traditë ku një ditë në muaj në Tiranë ecej pa makina, ditë në të cilën prindërit inkurajoheshin në mënyrë aktive për të sjellë fëmijët e tyre për të ecur. Ndërsa kur u lançua projekti për korsitë e biçikletave, Erion Veliaj gjithashtu organizoi ditë dhe aktivitete të veçanta për çiklizmin e fëmijëve të shoqëruar nga prindërit.

Përqëndrimi i vëmendjes tek të rinjtë merr shumë kuptim pasi mosha mesatere e Tiranës është 27-28 vjeçe.

Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, fëmijët janë si “revolucionarë në familje”, të aftë për të ndikuar më shumë te prindërit e tyre sesa çdo politikan.

Ky mendim i Veliajt përputhet me përpjekjet e UNICEF-it për të vendosur zhvillimin urban të përshtatshëm për fëmijët si një gur themeli.

Zhvillimi i mirë i fëmijëve nuk izolon të rinjtë, por i integron në mënyrë më të gjerë komunitetet.

Megjithatë, këto nisma nuk janë pritur mirë në momentin e parë. Veliaj tregon se fëmijët kanë ardhur shumë të entuziazmuar me biçikleta në aktitivetet e tij dhe kanë dashur të vazhdojnë edhe pasi aktivetet kanë mbaruar, ndërsa prindërve nuk u ka pëlqyer një gjë e tillë.

Megjithatë, sipas kryebashkiakut, fëmijët janë matësi më i mirë i suksesit të projekteve sepse ata nuk kanë ideologji apo dogma politike.

Prandaj, kur kanë shkuar në shtëpi fëmijët kanë ndikuar në ndryshimin e bindjes së prindërve të tyre.

Veliaj shpjegon se kultura jonë është tipike mesdhetare, kur pjesa më e madhe e jetës shoqërore zhvillohet pasdite dhe në mbrëmje. Por nëse hapësirat publike janë marrë nga pronarët privatë, nëse trotuaret nuk janë aq të gjera ose makinat po nxitohen gjatë gjithë kohës, kush do të donte të thithte këtë ajër me tym e të shihte garazhin e dikujt tjetër?

Një nga projektet e tjera ka qenë ai i parkut të liqenit, që fillmisht hasi në muaj protestë, ndërsa tani është përqafuar si diçka pozitive për të gjithë prindërit me fëmijë të vegjël.

Marrë nga: https://www.citylab.com/equity/2018/12/kid-friendly-policy-tirana-urban-planning/578164/

Lexo edhe: The Guardian: Tirana nje qytet i sigurt per femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X