Tiramisu me luleshtrydhe

0 0

Tiramisu me luleshtrydhe

Kjo është një recetë shumë e thjeshtë dhe shumë e shpejtë, por për përgatitjen e saj nevojiten patjetër vezë fshati. Vetëm me vezë fshati shija është e mrekullueshme dhe ngjyra fantastike.

Përbërësit

  • 200 gram luleshtrydhe;
  • 250 gram maskarpone;
  • 8 biskota për tiramisu;
  • 3 vezë;
  • 2 lugë me reçel luleshtrydhe;
  • 2 lugë mjaltë.

Si të përgatisim tiramisu me luleshtrydhe?

  1. Luleshtrydhet kalohen në blender derisa të marrin formë pureje u shtohet mjalti dhe reçeli.
  2. E verdha e vezëve përgatitet me misker dhe i shtohet maskarpone për të formuar një masë të njëtrajtshme.
  3. Në një enë tjetër rrihet edhe e bardha e vezëve derisa të jetë shkumë e bardhë dhe më pas e bashkojm me maskarponen dhe të verdhën e vezës duke e përzier me lugë druri.
  4. Në gota së pari vendosen biskotat, pastaj kremi e reçeli.
  5. Kështu vazhdohet derisa të mbushet gota.
  6. Futeni në frigorifer për një orë përpara se ta shërbeni.

Lexoni dhe: Petulla te fshira 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të gatuajmë mini puding...

Një mini puding Krishtlindjesh pa gluten, pa qumësht, por me të njëjtën pamje dhe shije festive! Shërbejeni të mbushur me një krem ​​kokosi të shpejtë duke përzier pluhurin e qumështit...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X