Cili është tipari më tërheqës i personalitetit tuaj? Ndoshta shënja e horoskopit e tregon këtë, përmes karaktersitikave të veçanta të secilës.
Tipari më tërheqës sipas shenjës së horoskopit
Dashi
Duke qenë shenjë e zjarrit, nuk është befasi që do të viheni re për pasionin dhe intensitetin. Jeni të pavarur dhe nuk ndikoheni lehtë nga ata që ju rrethojnë dhe nga tendencat.
Demi
Jeni tej mase ambiciozë dhe keni tendencë për të qenë të suksesshëm për çdo qëllim që i vendosni vetes.
Binjakët
Si një shenjë e ajrit, binjakët janë mjaft të paqëndrueshëm në dashuri dhe aspekte të tjera jetësore dhe vazhdimisht në përpjekje për të kapur risitë. Jeni natyrë e gjallë, e paparashikueshme dhe fëmijënore.
Gaforrja
Gaforret i tërheqin të tjerët me natyrshmërinë që i karakterizon. Shijoni kalimin e kohës me njerëz që ju interesojnë dhe do të bëni gjithçka për një mik apo familjar në nevojë. Jeni shumë të ngrohtë e të kujdesshëm.
Luani
Jeni shumë energjikë dhe gjithmonë shpirti i festës dhei dashurisë.
Virgjëresha
Jeni shenjë “e çmendur”, nëse ju sfidojnë intelektualisht, do të bëni maksimumin dhe merrni shumë emocion nga zgjidhja e problemeve.
Peshorja
Peshoret posedojnë cilësinë e rrallë për të mos pasur frikë të nxjerrin në pah ndjeshmërinë e tyre. Vënia në dukje e anës suaj të butë, ka përfitime të mëdha. Hulumtimet kanë filluar të tregojnë se njerëzit e hapur janë më të lumtur dhe krijojnë marrëdhënie më kuptimplota. A nuk është tipar shumë tërheqës?!
Akrepi
Për shkak se keni tendencë të lëvizni mes ekstremeve (nevojtarë dhe të pavarur, të dashur dhe të ftohtë), i lini gjithmonë të tjerët në dyshim. Natyra juaj e paparashikueshme mund të jetë shpesh e bezdisshme, por zakonisht është shumë tërheqëse.
Shigjetari
Një shigjetar i vlerëson maksimalisht të dashurit e tij dhe ua bën të ditur sa herë të jetë e mundur. I bëni të ndihen shumë të veçantë ata që ju rrethojnë.
Bricjapi
Tek një bricjap mund të mbështeteni në çdo moment edhe nëse gjithë të tjerët po ju kthejnë shpinën. Ajo që ju bën tërheqës është fakti se jeni të gatshëm t’u jepni një dorë të tjerëve edhe pa ua kërkuar ata.
Ujori
Keni aftësinë t’i shikoni gjërat pak më ndryshe nga të tjerët. Jeni ju që bëni diferencën qoftë me mënyrën e veshjes, me mënyrën si ndërtoni marrëdhëniet etj.
Peshqit
Natyra juaj jashtëzakonisht e kujdesshme ju bën njerëz vërtet të këndshëm. Keni gjithashtu një ndjenjë të zhvilluar të intuitës dhe duket se pothuajse instinktivisht e dini kur duhet të ofroni një buzëqeshje ose një përqafim. Kjo ju bën aq të dashur e tërheqës.
Lexo edhe: Si ndikon shenja e horoskopit te femijes ne gjedhenie?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu