T’i lëmë fëmijët të qajnë apo jo? Studimi i ri del me përgjigje të re

0 0

T’i lëmë fëmijët të qajnë, nga disa ditë deri në 18 muaj të jetës, duke bërë që ata të ndalen vetë, dhe për këtë arsye të vetë-ngushëllohen, ose të vrapojnë sa më shpejt që të fillojnë të ankohen? Sipas një studimi të ri britanik të botuar në Gazetën e Psikologjisë së Fëmijëve dhe Psikiatrisë, t’i lësh foshnjat të pushojnë të qajnë vetë nuk u bën asnjë dëm bebeve ose marrëdhënieve të tyre me kujdestarët, por përkundrazi do t’i ndihmonte ata të zhvillojnë vetëkontrollin.

Një çështje e vjetër, por gjithnjë aktuale

Pyetja ka qenë e hapur për një kohë të gjatë. Në të kaluarën ishte e zakonshme të mendohej që nëse një fëmijë qante “mushkëritë e tij hapeshin” dhe se nëse ai ndalonte vetë, kjo do të thoshte që ai po mësonte të vetë-ngushëllohej, një hap i vogël drejt përvetësimit të autonomisë aq të lakmuar nga prindërit (edhe për bebet disa muajsh). Në vitet e fundit, megjithatë, çështja është rikthyer në fokus, duke argumentuar se përkundrazi injorimi i të qarës së fëmijës – ose në çdo rast që nëna apo personi që kujdeset nuk i përgjigjet menjëherë thirrjes së tij – kjo rrit në masë të madhe nivelin e stresit të perceptuar nga fëmija, gjë që duhet të shmanget për të ruajtur zhvillim harmonik psiko-emocional.

Kontrolle në moshën 3, 6 dhe 18 muajshe

Hulumtimi i ri i realizuar nga studiues të Universitetit të Ëarëick të udhëhequr nga Ayten Bilgin tani nxjerr në pah se lejimi i bebeve të qajnë do të ketë efekte pozitive në zhvillimin e vetëkontrollit dhe ndryshe nga sa besohet vitet e fundit, nuk do të kishte pasoja negative në sjelljen e ardhshme. Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit ndoqën 178 fëmijë nga lindja deri në 18 muaj dhe nënat e tyre. Në secilën fazë të studimit kur fëmijët ishin disa ditë, tre, gjashtë dhe 18 muaj – studiuesit administruan një pyetësor te nënat për të zbuluar se sa herë foshnja qau dhe si reaguan prindërit, d.m.th., nëse ata nxituan t’i marrin në krahë menjëherë. Kur fëmijët ishin 3 dhe 18 muajsh, studiuesit hulumtuan gjithashtu ndjeshmërinë e nënave ndaj tyre duke bërë regjistrime video të ndërveprimeve midis tyre, dhe më në fund në 18 muaj zhvillimin e sjelljes dhe lidhjen e fëmijëve me nënat e tyre.

Asnjë efekt negativ

Nga rezultatet e mbledhura, rezultoi se në moshën 18 muajsh, fëmijët që ishin lejaur të qanin më herët, tashmë qanin më pak.

Sa i përket nivelit të lidhjes midis nënës dhe fëmijës, ndjeshmërisë së nënave ndaj foshnjeve të tyre dhe zhvillimit të sjelljes së të fëmijëve në moshën 18 muajshe, nuk u gjet asnjë ndikim negativ midis fëmijëve që ishin lejuar të qajnë kur ishin të vegjël. Autorët sqarojnë se këto rezultate sugjerojnë që prindërit në mënyrë intuitive e dinë se si t’i përgjigjen më mirë fëmijës së tyre dhe se përgjigjet përshtaten me kohën.

Një mangësi e këtij hulumtimi është mungesa e vëzhgimit të drejtpërdrejtë nga shkencëtarët për të qarat e fëmijëve, të cilët janë bazuar në përgjigjet nënave për të mbledhur të dhënat.

Lexo edhe: 8 aryset më të çuditshme pse qajnë fëmijët / FOTO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X