Ti je heroi ynë! Faleminderit, për të gjitha herët që kam harruar të ta them

0 0

Ndonjëherë është e lehtë të harrosh këtë punë të mrekullueshme që po bëjmë, dashuria ime. Por, jeta jonë nuk mund të jetë më pak e jashtëzakonshme. Ne bëjmë punën tonë, kujdesemi për fëmijët tanë, ne mishërojmë një jetë të thjeshtë. Ne e duam çdo sekondë!

Por sidomos kur mendoj për punën që ti po bën për familjen tonë, kujtohem se, me të vërtetë, është detyra ime të siguroj ty se e vlerësoj shumë atë që bën.

Ne të dy ishim shumë të rinj kur u martuam, kështu që nuk ishin të testuar e të sprovuar me jetën dhe nuk e dinim për vështirësitë që do të vinin gjatë viteve. Ndërsa u rritëm së bashku, ne përballuam stuhitë tona para se të kuptonim përfundimisht se ishim të gatshëm të zgjerohemi nga një familje me dy anëtarë, në një familje me tre të tillë.

Ti ke qenë më nervoz se unë, por ke qëndruar i fortë për mua, duke më bërë të ndihem më e fortë dhe duke marrë parasysh momentet e mia të pasigurisë si heroi i nevojshëm.

Kur vajza jonë lindi, e kuqe, e ëmbël, e vogël, kurrë nuk u ndjeva më e sigurt se kur të pashë ty në krahun tim. Nga fryma e saj e parë, ti ishe atje, gati për t’i dhënë asaj botën nëse do ta kërkonte. Përkushtimi yt ndaj saj, për mua dhe për këtë familje, nuk është lëkundur kurrë nga ai moment e në vazhdim. Nga momentet e para, ti ishe një prind i pabesueshëm.

Por jeta ka një mënyrë për të na shkëputur, duke na verbuar ndaj heroizmit të përditshëm.

Por, kam filluar në çdo detaj të shoh heroizmin tënd. Pra, faleminderit, dashuria ime … ti je i pabesueshëm për mua.

Ti vjen nga puna pas një dite të lodhshme, të ngarkuar, pasi ke duruar gjithë trafikun dhe të pret një fëmijë dhe një grua, që janë totalisht të çlodhur. Dhe ti hedh poshtë gjithë lodhjen tënde që të na përkushtohesh ne.

Mendoj se fjalët janë të pamjaftueshme për të shprehur sa mirënjohëse të jam.

Faleminderit që ishe i fortë në momentet e mia të dobësisë, edhe nëse askush tjetër nuk i di ato.

Bëj si e fortë gjatë gjithë kohës, por ti e di të vërtetën.  Ti i di momentet që unë jam gati për tu thyer ose ditët kur unë me të vërtetë nuk mund të duroj dot asgjë përtej atyre që kam kaluar.

Dhe si reagon? Ti e bën më së miri. Më lejon të shkërmoqem, më lejon të qaj kur kam nevojë. Ti më krijon hapësirën ku ndihem e sigurt. Ti je hapësira ime e sigurt dhe unë të dua për këtë.

Faleminderit për mijëra gjëra praktike, që bën çdo javë.

Nga marrja e mbeturinave te ndryshimi i llambave, ndryshimi i letrës në tualet. Gjëra të cilat unë gjithmonë harroj t’i bëj.

Unë i vë re të gjitha që ti bën, nuk më shpëton asgjë, edhe pse harroj të të falënderoj.

Edhe pse unë si shtëpiake bëj më shumë punë shtëpie, ti jep kontributin tënd me ato pak gjëra që bën. Por dije se ato pak janë të pabesueshme për mua.

Faleminderit që je babai i mrekullueshëm që gjithmonë e dija se do të ishe.

Kur të shikoj si shkëlqen në detyrën e babait, jam gati të shpërthej në lotë. Ti e bën vajzën ponë të ndihet e sigurt, e dashur, e përkrahur dhe unë jam kaq e lumtur që të zgjodha ty për të ndërtuar jetën.

Pra, për të gjitha miliona gjërat që bën dhe për të gjitha miliona herët që harroj ta them këtë “të falënderoj”.

Ti je heroi ynë dhe je i pabesueshëm.

Lexo edhe: Drejtuar burrit tim, sa here qe del nga dera e shtepise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X