Arbori është padyshim dashuria më e madhe e moderatores Bora Zemani dhe vogëlushi ka filluar t’ja shprehë shumë bukur dashurinë së ëmës.
Në një video të publikuar nga vetë Bora, nënë e bir bëjnë një bisedë shumë të këndshme me njëri-tjetrin.
Bora i kërkon djalit t’i thojë diçka të bukur dhe ai ia kthen “Ti je bukuroshe”.
Pasi mami këmbëngul për diçka tjetër, Arbori i bën një dedikim shumë emocionues. “Ti je familje”, – i thotë ai Borës e cila shumë e prekur dhe emocionuar e mbulon të birin me puthje.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu