Ti do të jesh fëmija im përgjithmonë, por do të jesh bebe vetëm për një vit

0 0

Ndërsa hodha sytë nga shtrati për të parë nëse akoma po fle, e kuptova se mund të shkoja të nxirrja enët nga lavapjata nëse nxitoja, mund të palosja peshqirët e të laja rrobat e tjera.

Por teksa shikoja si të lëvizste gjoksi kur merrje frymë, e kuptova që duhet të vija të shtrihesha pranë teje.

Sepse ti do të jesh fëmija im përgjithmonë, por do të jesh bebe vetëm për një vit.

Unë vrapova me qetësi përsëri në kuzhinë për të marrë kafen që ishte në banak dhe e vendosa në mikrovalë. Bëra disa punë në kuzhinë pastaj u riktheva në dhomën e  gjumit për të parë sërish dhe ishe në të njëjtin pozicion.

Por ndërsa të pashë të lëvizje dhe mendova se po bëheshe gati të zgjoheshe, kuptova se duhet të vija të shtrihesha pranë teje…

Sepse ti do të jesh fëmija im përgjithmonë, por do të jesh bebe vetëm për një vit.

Shikoja raftin e këpucëve që ishte i çrregullt dhe do isha ngritur ta rregulloja, por ndërsa dëgjoja frymën tënde aq të paqëndrushme por aq perfekte, kuptova se duhet të vija të shtrihesha pranë teje.

Sepse ti do të jesh fëmija im përgjithmonë, por do të jesh bebe vetëm për një vit.

Në telefonin tim erdhën disa njoftime përsëri. Një email dhe tre mesazhe të tjera sapo erdhën. Po të merresha me ta, duhet të flisja me 5-10 njerëz për axhendën e punës, për faturat që duheshin paguar, për arritjen e shumë objektivave. Por ndërsa mendoja për to, kuptova se duhet të vija të shtrihesha pranë teje.

Sepse ti do të jesh fëmija im përgjithmonë, por do të jesh bebe vetëm për një vit.

Të mora mbi gjoksin tim dhe e kuptova se duhet të vija të shtrihesha pranë teje më shpesh, edhe kur je në gjumë, pavarësisht nëse i kam përmbushur detyrat e tjera apo jo.

Sepse ti do të jesh fëmija im përgjithmonë, por do të jesh bebe vetëm për një vit.

Ma ngrohe zemrën ndërsa lëvizje gishtat e tu butësisht me të mitë. Dhe ndërsa sytë e tu ishin akoma të mbyllur, fillove të buzëqeshje sikur po mendoje i qetë se mami është këtu.

Sepse ti do të jesh fëmija im përgjithmonë, edhe pse bebe do të jesh vetëm për një vit.

Lexo edhe: 38 mendimet qe pershkojne mendjen e nenes ndersa femija nuk fle






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X