Thonjtë e rritur nga brenda tek fëmijët – shkaqet, simptomat dhe mënyrat e kurimit

0 0

Nëse gishti i fëmijës suaj mund të duket i kuq apo i fryrë, kjo mund të jetë për shkak të thonjve që rriten nga brenda. Nëse fëmija juaj mban një palë çorape të ngushta dhe këpucë të ngushta, atëherë ai mund të ketë këtë problem tek këmbët.

Në disa raste, kjo është një tendencë e trashëguar. Ndonjëherë, një thua i rritur nga brenda mund të çojë në prerje të lëkurës dhe në infeksione të ndryshme. Disa mjete në shtëpi mund të jenë të dobishme në këto raste, në kushtet kur veproni shpejt.

Çfarë është një thua i futur në mish?

Një thua i rritur nga brenda ose i futur në mish ndodh kur thoi rritet në mënyrë jonormale, ose kur këndi i thoit hyn në lëkurën e butë të këmbës, çka mund të shkaktojë dhimbje dhe infeksion për shkak të të gjitha bakterieve që zakonisht banojnë rreth këmbëve. Gishti mund të duket i kuq, i fryrë, dhe i butë sidomos rreth qosheve të tij. Në përgjithësi kjo ndodh tek gishti i madh.

Shkaqet e thoit të futur në mish tek fëmijët:

  1. Prerja e papërshtatshme e thonjve

Shkaku më i zakonshëm i thoit të futur brenda është prerja e thonjve shumë shkurt. Në momentin që pritet thori shumë shkurt, lëkura përreth mund të mbulojë cepat e thonjve dhe në këtë mënyrë thoi të vazhdojë të rritet nën lëkurë. Thonjtë e këputur gjithashtu mund të jenë shkak që të rriten brenda lëkurës.

  1. Këpucë të papërshtathme.

Këpucët shumë të ngushta janë një tjetër shkak i mundshëm i futjes së thonjve në mish. Nëse këmbët e fëmijës suaj po rriten shpejt dhe ai vesh të njëjtat këpucë të vjetra, atëherë ai mund të ketë thua të future në mish.

  1. Dëmtimet e thoit.

Nëse fëmija juaj vazhdon të dëmtojë thonjtë vazhdimisht, ai mund të vuajë nga rritja e thonjve brenda lëkurës. Gjithashtu nëse fëmija i humbet thonjtë për shkak të ndonjë dëmtimi, thonjtë e rinj mund të rriten në mënyrë jo të shëndetshme dhe të futen në lëkurë.

  1. Presioni në thua.

Presioni tek thonjtë gjithashtu mund të rezultojë me rritjen e thonjve brenda në lëkurës. Kjo mund të ndodhë duke luajtur futboll dhe duke gjuajtur topin, ose mund të ndodhë në sporte të tjera fizike për shkak të presionit të vazhdueshëm tek thonjtë.

  1. Mund të jetë e trashëguar.

Nëse fëmija juaj ka një futje të thoit në mish pa ndonjë arsye të mundshme, atëherë mund të jetë për shkak të trashëgimisë. Disa njerëz lindin me thonj të kthyer në mënyrë të çuditshme, të cilët shpesh e vendosin në rrezik për të zhvilluar këtë sëmundje.

Simptomat e thonjve të rritur nga brenda:

  • Një thua që dhemb;
  • Ënjtje rreth thoit të prekur;
  • Skuqje rreth thoit;
  • Formimi i flluskave ;
  • Erë e keqe;
  • Ndjesi nxehtësie.

Trajtimet në shtëpi për thonjtë të rritur nga brenda

Futeni këmbën (ku është thoi i futur në mish) e fëmijës suaj në ujë të ngrohtë me sapun për të larguar ënjtjen dhe dhimbjen. Bëjeni këtë rreth dy herë në ditë për rreth 20 minuta. Ndërsa këmba e prekur është në ujë, masazhoni pjesën e skuqur të këmbës së të voglit tuaj lehtë tek thoi. Aplikoni një vaj antibiotik në zonën e prekur për të siguruar lehtësim nga inflamacioni dhe për të parandaluar infeksionin. Bëjeni këtë 2 deri 3 herë në ditë për një javë. Mund ta bëni edhe pak me vaj ulliri dhe të përpiqeni të lëvizni lëkurën butësisht larg nga thoi.

Këshilla për të parandaluar futjen e thonjve në mish tek të vegjlit tuaj:

  • Kontrolloni thonjtë e të voglit tuaj gjithmonë pas dushit në mënyrë që të zbuloni ndonjë shenjë për thonjtë e rritur nga brenda.
  • Sigurohuni që të prisni sa më mire thonjtë e këmbëve të fëmijës suaj; ato duhet të jenë në vijë të drejtë dhe jo shumë të shkurtër.
  • Sigurohuni që fëmija juaj të veshë një palë këpucë që i përshtaten atij në mënyrë të përkryer. Gjithashtu, kini parasysh gjerësinë e këpucëve së bashku me gjatësinë e duhur.
  • Edukoni fëmijën tuaj se si të ruajë higjienën e mirë të këmbëve. Kujtojini se duhet të mbajë gjithmonë këmbët e thata. Ndryshimi i çorapëve shpesh është thelbësor nëse këmbët e të voglit tuaj janë të prirura të djersisin shumë.
  • Mos e ngacmoni thoin e futur brenda pasi mund të rrisë tendencën për infeksione.

Kur të konsultoheni me një mjek

Nëse keni provuar të mjetet e mësipërme, por nuk kanë funksionuar, atëherë është koha të konsultoheni me mjekun. Ju mund të dëshironi të konsultoheni me një pediatër nëse fëmija juaj ka problemin e thonjve të futur në mish. Sidomos në rast se fëmija ka shenjat e mëposhtme:

  • Gjakderdhje;
  • Qelbëzim;
  • Erë e keqe;
  • Dhimbje ekstreme.

Mjeku juaj në bazë të gjendjes së këmbës së fëmijës suaj mund të propozojë një operacion të vogël, në të cilin mund të kërkohet të shkëpusë thoin në mënyrë që indet e infektuara të mund të shërohen lehtë. Mjeku gjithashtu mund të sugjerojë një sërë antibiotikësh.

Lexo edhe: Thonjte e bebes ju tregojne se…






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X