Thethi,nje destinacion pranveror per familjen tuaj

0 0

Bukuria natyrore e Thethit fillon menjëherë pasi keni kaluar fshatin Bogë, dhe më pas ju mund të shijoni pafund bukuri që ndoshta më parë nuk i kishit menduar se do t’i shikonit brenda Shqipërisë.
Cilat janë vendet që mund të shikoni ndërsa jeni në Theth?
• Ujvara e Grunasit e cila ka si veçori ujin që buron nga një shkëmb, ujë i cili është prej bore. (Nga shkrirja e debores kur bie).
• Syri i Kaltër, i cili ndodhet në Kaprren e poshtme, një nga fshatrat më të bukura të Alpeve. Nëse do të shkoni tek Syri i Kaltër më parë do të kaloni nga ujëvara e Grunasit. Rruga e vetme që të çon është ajo këmbësore e cila zgjat 40 minuta.
• Liqenet akullnajore. Për të vizituar këto liqene duhet të niseni herët pasi duhet të përshkohet një rrugë këmbësore e pakrahasueshme për nga bukuria.
• Ujvara e Gjecajve, një bukuri e pakrahasueshme e Thethit. Ai është fshati me më shumë ujëvara në Shqipëri dhe gjatë rrugës do të shikoni kurora të mrekullueshme malesh.
Por këto nuk janë bukuritë e vetme që do të shikoni nëse shkoni në Theth, gjithçka tjetër ngelet për t’u zbuluar gjatë vizitës atje. Por mund të themi me plot bindje se natyra e Shqipërisë është mjaft tërheqëse për turistët, pjesë e të cilëve mund të jeni edhe ju.
Ku mund të qëndrojmë?
Thethi disponon disa bujtina dhe hane në të cilat ju mund të ndesheni me mikpritjen e shumëpërfolur të këtyre zonave. Disa prej të cilave janë: Bujtina Gjergj Harusha, Villa Gjecaj, Hotel Margjeka (Valbonë), Guesthouse Zorgji, , Bujtina Polina, Hotel Rilindja (Valbonë).
Ajo që duhet të specifikojmë është se nëse do të shkoni në Theth në më të shumtën e vendeve duhet të shkoni duke ecur. Por kjo nuk është diçka negative nëse marrim parasysh se ajri që e karakterizon Thethin është aq i pastër sa ju do të falenderoni veten që i dhatë mundësinë ta vizitoni.

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X