Ndoshta në këtë moment shumë çifte janë duke ëndërruar një fëmijë që duket se nuk po vjen pavarësisht dëshirës së tyre të madhe. Duhet të theksojmë se është shumë e rëndësishme që ju të mos i lidhni të gjitha mendimet tuaja me këtë, armiku më i madh i ardhjes së shtatzanisë është pikërisht ankthi dhe stresi. Krahas metodave mjekësore, ekzistojnë edhe disa faktorë të tjerë që mund të përshpejtojnë ardhjen e një shtatzanie.
8 mënyrat më të mira
- Evitoni përdorimin e alkoolit. Ju mund të konsumoni në rastet më të rralla vetëm një gotë verë, pra shumë rrallë.
- Kujdes me kafeinën. Për të bërë të mundur realizimin e dëshirës tuaj duhet ta pini në mënyrë shumë të moderuar, ose më mirë akoma ta evitoni totalisht.
- Reduktoni në maksimum bukën, orizin dhe makaronat e bardha. Këto duhet të zëvendësohen nga ato integrale, të cilat janë më të ushqyeshme dhe rrisin shanset për një shtatzani.
- Konsumoni fruta dhe perime. Le të jenë me ngjyrë të kuqe, jeshile, të verdhë. Sa më e fortë të jetë ngjyra aq më e mirë do të jetë fruta për shtatzaninë që po kërkoni (karrota, brokoli, lakra, spinaqi, rukola, portokalli, qitroja, mandarinat etj).
- Konsumoni peshk. Është shumë i pasur me yndyrna të mira (omega 3). Peshku më i mirë është trofta dhe sardelet, pasi janë më pak të pasura me mërkur.
- Rrisni sasinë e hekurit në dietën tuaj. Edhe bebi juaj do të ketë shumë nevojë për këtë mineral të ç
- Kujdes me djathërat, bulmeti jo i pasterizuar si edhe mishi. Këto mund të përmbajnë një bakter të quajtur Listeria dhe mund të provokohet shfaqja e një infeksioni. Duhet t’i zieni mirë këto ushqime para se t’i konsumoni.
- Merrni vitamina të përziera. Këto janë vitaminat e posaçme prenatale dhe do t’jua përshkruajë mjeku në një recetë.
Qëndroni sa më të qeta! Mendoni sa më pozitivisht. Kjo do ta përshpejtojë edhe më shumë kohën e ardhjes së bebit.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu