Testi pozitiv?! Si t’i tregoni partnerit për shtatzëninë, 5 mënyrat

0 1

Janë kaq shumë mendime që  na pushtojnë sapo shikojmë dy linjat e kuqe të testit.  Në pjesën më të madhe të rasteve ndodh që një grua ta gjejë veten duke e bërë testin vetëm. E pranoj që nuk arrita ta bëja në çift pavarësisht se partneri im më kërkoi ta prisja, por mezi prisja orën që të merrja konfirmimin zyrtar. Isha e sigurtë 100 përqind se prisja brenda vetes një krijesë të vogël.

T’ja thoja atij ishte shumë e sikletshme , sepse kur jam e lumtur dhe nervoze ( isha e trembur, nuk mund ta mohoj), fillova të qeshja si një e çmendur. Sapo arrita në shtëpi, i thashë të ulej dhe ai sapo kishte kuptuar çdo gjë. Kur i tregova duke qeshur ai nuk donte të më besonte.

“Tallesh me mua!” më tha , por çfarë të më thoshte tjetër i gjori, i cili u fut në konfuzion.

Më erdhën shumë ide në mendje që nga mënyra e komunikimit me partnerin që po pres fëmijë.

Në momentin që kërkon t’i rrëfesh lajmin e madh më mirë të evitosh smartphonat apo edhe rrjetet sociale.

5 mënyra për t’i treguar partnerit që je shtatzënë

  1. Blini një biberon dhe paketojeni në një kuti të vogël, mbase edhe me testin pozitiv brenda. Do të jetë një surprizë e vërtetë.

 

  1. Përgatitni ëmbëlsirën e tij të preferuar me një shkrim të këndshëm “urime babi i ardhshëm”. Ju mund të fantazoni të ardhmen tuaj si dhe duke shijuar një ëmbëlsirë
  2. Blini këpucë për fëmijë dhe lëre t’i gjejë ato në hyrje sapo të kthehen në shtëpi. Ai do të kuptojë menjëherë që po vjen një fëmijë.

 

  1. Shkruajini atij një shënim të thjeshtë me “dashuri, përgatituni për kaq shumë netë pa gjumë, ulërima dhe klithma, pelena dhe qumësht. Pas nëntë muajsh nuk do të jemi më dy! ”. Me siguri do të heqësh një buzëqeshje dhe pse jo, edhe një lot?
  2. Vendosni tryezën për tre persona. Ai me siguri do t’ju pyesë nëse ka mysafirë dhe në atë moment do t’i jepni atij lajmin e mirë.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X