loading

Test shtatzënie në shtëpi me pastë dhëmbësh- Metoda dhe Efektiviteti

Lajmi se jeni shtatzënë mund të jetë një moment i mrekullueshëm për çiftet që presin të jenë prindër. Ndërsa bërja e testit të shtatzënisë të marrë në farmaci është mënyra më e lehtë për të mësuar në lidhje me këtë, ka disa opsione të tjera që mund të zgjidhni për të testuar shtatzëninë tuaj.




0 0

Një alternativë për ta mësuar nëse jeni ose jo shtatzënë është testi me pastë dhëmbësh. Kjo mund të jetë e dobishme në qoftë se ju nuk mund të shkoni në dyqan dhe të blini një test.

Çfarë është një test i shtatzënisë me pastën e  dhëmbëve?

Në testin e shtatzënisë me pastë dhëmbësh, gruaja përdor urinën e saj dhe pak pastë dhëmbësh për të kontrolluar nëse ndonjë hormon i shtatzënisë është i pranishëm në urinë. Kjo i jep asaj një ide të qartë të simptomave që ajo ka përjetuar kohët e fundit. Me testin e pastes së dhëmbëve, mund të zbuloni nëse jeni shtatzënë ose nëse ishte një alarm i rremë. Ngjyra e pastës së dhëmbëve ndryshon nëse bie në kontakt me hormonet e shtatzënisë në urinë, kështu që gruaja duhet të vizitohet tek mjeku për të konfirmuar shtatzëninë e saj, nëse ndodh ndryshimi i ngjyrës tek pasta e dhëmbëve.

Si ta bëni testin e shtatzënisë në shtëpi me pastë dhëmbësh?

Kryerja e testit të shtatzënisë duke përdorur pastë dhëmbësh është një detyrë e lehtë, pasi ajo kërkon shumë pak sende. Ky lloj testi përdorej gjerësisht nga gratë në zonat rurale kur testet në farmaci nuk ishin kaq popullore.

Çfarë do t’ju duhet?

  • Pastë dhëmbësh e bardhë, e pastër;
  • Dy gota (plastike) të pastra;
  • Një mostër e urinës në mëngjes.

Çfarë duhet të bëni?

Hapi i parë është mbledhja e gjithçkaje që ju nevojitet. Hidhni pastë dhëmbësh në njërën nga gotat, aq sa për një lugë çaji. Merrni mostrën e urinës në mëngjes dhe derdhni disa pika mbi pastën e dhëmbëve. Ju mund ta derdhni atë direkt ose të përdorni një pikatore.

Përdorni një shkop të pastër për të përzier pastën e dhëmbëve me urinën dhe lërini për disa minuta.

Pas kësaj, kontrolloni përzierjen për çdo ndryshim ngjyre që mund të ketë ndodhur. Pasta e dhëmbëve mund të bëhet pak e kaltër ose t’i nënshtrohet disa reaksioneve të tjera si për shembull të bëhet e shkrifët apo të ketë flluska. Nëse ndodh ndonjëra nga këto, ka shumë mundësi që të jeni shtatzënë.

Nëse nuk ndodh asnjë reagim, ndoshta nuk jeni shtatzënë.

Si funksionon testimi?

Urina e një gruaje shtatzënë përmban një hormon gjatë shtatzënisë të quajtur hCG, i cili prodhohet në sasi të mëdha nga trupi. Ky hormon reagon me kimikatet tek pasta e dhëmbëve dhe vërehet një ndryshim në ngjyrën e pastes së dhëmbëve. Nëse hormoni nuk është i pranishëm në sasi të mjaftueshme, nuk do të ketë reaksion- kjo do të thotë se me shumë mundësi nuk jeni shtatzënë.

Sa efektiv është testi?

Testi është një nga mënyrat më të lehta për një grua pasi mund të kryhet lehtë në intimitetin e banjës sa herë që dëshiron. Megjithatë, ka pikëpyetje në lidhje me faktin nëse është i saktë dhe nëse rezultatet janë përfundimtare apo jo. Efektiviteti i testit varet gjithashtu nga cilësia dhe gjendja e artikujve që përdorni për provën, duke përfshirë pastën, gotat dhe madje edhe shkopin që përzieni. Nëse ndonjë nga këto përbërës ka ndonjë ndotës ose nëse pasta e dhëmbëve është me cilësi të ulët, rezultati i testit të shtatzënisë mund të jetë i rremë.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend është që të sigurohet pastërtia dhe cilësia – të dyja këto karakteristika mund të kenë efekte të mëdha në rezultatin e testit tuaj.

Lexo edhe: Si ta kuptoj nese jam shtatzane?


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Si te kuptojme shenjat e...

Por pas sa ditësh kuptohen shenjat e shtatzanisë? Në disa gra shenjat e para të shtatzanisë shfaqen rreth një javë pas ngjizjes, në disa të tjera mund të shfaqen disa...

Simptomat e ciklit menstrual apo...

Shpesh gruaja mund të ngatërojë sindromën premenstruale (para ciklit menstrual) me shenjat e shtatzanisë. Dhe për të qartësuar më mirë simptomat gruaja duhet të dijë se: Sindroma pre-menstruale: simptomat mund...

Java e parë e shtatzanisë,...

Surprizë! Një javë shtatzënë do të thotë se ju nuk jeni fare shtatzanë. E habitshme apo jo? Shumica e gjinekologëve e konsiderojnë shtatzëninë duke filluar nga dita e parë e...

Si të kuroni shenjat e...

Gjatë shtatzënisë, trupi i gruas pëson ndryshime të mëdha sepse i përshtatet fëmijës që rritet në bark. Ndryshimet më të mëdha dhe më të dukshme janë kryesisht tek barku dhe gjoksi...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X