Tërmeti, rrezikon të shembet spitali i Durrësit. Policia vendos shiritin

0 0

Vijojnë lëkundjet e tërmetit  me pasoja dëmtime në shumë banesa dhe ndërtesa të vendit tonë. Në Durrës, qyteti më i prekur nga tërmeti as godina e spitalit nuk i ka shpëtuar dëmtimeve. Sipas Balkan Web, tronditje të forta lëkundjesh janë ndjerë paraditen e sotme në spitalin e Durrësit, ndërsa mjekët kanë nxituar të dalin jashtë ambjenteve të spitalit.

Pak më pas është bërë i mundur edhe transportimi i pacientëve. Mësohet gjithashtu se në godinën e spitalit janë shënuar dëmtime të shumta ku dhe mund të dallohen lehtësisht disa të çara.

Ende nuk dihet nëse spitali i Durrësit do vijojë të jetë funksional pasi momentalisht policia ka rrethuar me shirit godinën. Deri më tani të paktën 40 persona kanë humbur jetën poshtë rrënojave dhe numërohen mbi 200  të plagosur. Ende vazhdojnë kërkimet për të humburit.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X