Tentoi të lyente flokët në shtëpi, 19-vjeçarja i shpëton vdekjes

0 0

Një studente franceze 19 vjeçare ka përjetuar një situatë të tmerrshme pasi tentativa e saj për të lyer flokët shkoi në mënyrë të çuditshme.

Ajo ka ndarë historinë e saj, kur vuri re një reagim të çuditshëm të lëkurës së saj kur aplikoi bojën. Asaj po i digjnin sytë, ndërsa përmasat e kokës filluan të zgjeroheshin duke marrë madhësinë e një pjepri.

“Nuk mundesha të merrja frymë dhe e ndieja kokën të rëndë”, – shprehet ajo.

Produkti përmbante parapenilenediamine (PPD), një përbërës i zakonshëm në bojërat e flokëve, sidomos ato të errëta. PPD gjithashtu mund të gjendet në bojën e tatuazheve, fotokopjeve, printimeve, naftë, benzinë etj.

“Simptomat e këtij reaksioni alergjik mund të variojnë nga kruajtja më pak e rëndë dhe skuqja në shokun më të rëndë anafilaktik, gjë që mund të jetë fatale,” shpjegon dermatologia Debra Jaliman, Nju Jork. “Disa nga reagimet më të ashpra përfshijnë ënjtje të fytyrës dhe të gjuhës, gulçim dhe rënie të presionit të gjakut.”

Kur gjuha e Estelit filloi të fryhej, ajo nxitoi në urgjencë, ku iu bë një injeksion adrenaline dhe u mbajt gjatë natës. Për fat të mirë, që nga ajo kohë është shëruar plotësisht.

PPD rrallëherë mund të shkaktojë alergji, por nëse ndodh mund të jetë fatale. Për ta testuar veten nëse do të lyeni flokët në shtëpi, aplikojeni pak në pjesën e bërrylit dhe mbajeni sa më gjatë të jetë e mundur ( 45 minuta) për të parë reagimin.

Lexo edhe: Rreziqet nga tatuazhet, shume e rendesishme ngjyra e tyre






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X