Tensionohen marrëdhëniet me kunatën shtatzanë për shkak të kësaj dhurate

Nje liber udhezues per te humbur peshen pas lindjes, nuk eshte dhurata ideale per nje grua shtatzane. Ne nje familje, kjo dhurate prishi marredheniet mes kuneterve.




0 0

Ju mund të mendoni se është e qartë se të flasësh me një grua shtatzënë për ndonjë gjë që lidhet me peshën është jashtë normës, por do të habiteni se sa ndryshe mund të jenë disa njerëz. Një burrë 24-vjeçar vendosi t’i dhurojë kunatës së tij shtatzënë një libër fitnesi për periudhën pas lindjes. Eshtë e panevojshme të thuhet, se ngjarja nuk ka shkuar mirë.

Nëna në pritje bëri festën Baby shower, por nuk ftoi asnjë nga ana e bashkëshortit, e megjithatë ata i bënë dhurata për t’u treguar korrektë. 24-vjeçari ishte në një pozitë të vështirë kur erdhi koha për të zgjedhur diçka nga ai dhe e dashura e tij, dhe u përpoqën të gjenin diçka që do ta donte nëna e ardhshme. “M’u kujtua se ajo ndjek rrugën e fitnesit dhe jetës së shëndetshme, prandaj mora një kopje të Udhëzuesit për Fitness Postpartum. Mu duk si një dhuratë ajo do të gëzonte dhe zonja në librari ma rekomandoi.”

“Me sa duket, kunata ime ishte super-ofenduar që i kam marrë atë një libër fitnesi, sepse përmbante këshilla për humbjen e peshës.” Duke u zënë tërësisht ngushtë nga reagimi i saj, ai iu kthye rrjeteve sociale për ndihmë. “Unë mund të kuptoj që mërzitet nga ideja për të humbur peshë, por kjo nuk është me të vërtetë një gjë fyese nga ana ime që t’ja bëj dhuratë, apo jo?”

Shtimi në peshë dhe të mësosh të duash trupin tuaj pas foshnjës janë dy nga ndryshimet më të vështira të paslindjes për shumë gra.

Pyetja që hodhi 24 vjeçari mori komente e mendime nga më të ndryshmet, por ideja e përgjithshme ishte se duke marrë parasysh tensionimin e marrëdhënies, ky libër nuk ishte dhurata më e përshtatshme.

Lexo edhe: Ushqimet qe ju ndihmojne ne humbjen e peshes dhe shtimin e prodhimit te qumeshtit.

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X