Tendenca e grumbullimit te sendeve

0 0

Edhe ju jeni një ndër personat që akumulojnë sende? Le të zbulojmë arsyet që na pengojnë të ndahemi prej tyre!

Sipas Randy Frost në një situatë të tillë kemi të bëjmë me të ashtuquajturën “disposofobia”, e cila është një shqetësim i shkaktuar nga dëshira për të akumuluar sendet edhe pse nuk nevojiten më. Sipas psikologut Randy Frost profili i njerëzve që paraqesin sipmtomat e këtij shqetësimi në përgjithësi janë persona të cilët kanë një marrëdhënie afeksioni me objektet. Shpesh bëhet fjalë për objekte të blera apo dhuruara në raste të veçanta, objekte që mbartin një kujtim të vecantë etj. Është shumë e rëndësishme që këta persona të mësojnë të seleksionojnë sendet!

  • Zgjidh objektet që ke më shumë përzemër. Mendoni sikur do të niseni për një udhëtim dhe do t’ju duhet të merrnit me vete vetëm gjërat më të rëndësishme. Kujtoni se çfarë ju lidh me atë objekt për t’i dhënë më shumë kuptim seleksionimit.
  • Gjeni një vend për gjithcka. Gjithçka duhet të jetë e organizuar në bazë të kategorive, lapsat, furcat, këpucët, rrobat, detergjentët etj.
  • Fillo të dhurosh. Mendoni sa i lumtur mund të bëhet dikush nga ky gjest i juaji. Riciklimi do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, pasi objektet tuaja nuk do të humbin, ato do të kenë një pronar të rid he një shtëpi të re.
  • Ndal! Çfarë akumulon më tepër? Cdo njeri ka dëshirën dhe nevojën për të akumuluar dicka ndryshe dhe shpesh na pëlqen të ruajmë ato gjëra që përdorim më pak. Ndal dhe lexo atë revistë të vitit të kaluar që e ruan ende, vishe atë fustan të 10 viteve më parë, provo si duken ato këpucë që nuk i ke veshur kurrë por që kanë vite që qëndrojnë në pritje… dhe më pas fillo të lirosh shtëpinë nga sendet e nevojshme menjëherë, gjithcka duhet bërë pa u menduar shumë!

Lexoni dhe:  9 gjerat me te papastra ne shtepine tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X