Te zgjedhim animatoret e duhur per festen e ditelindjes

0 0

Animatorët janë një alternativë shumë e mirë për të organizuar festën e ditëlindjes së parë të fëmijës, pasi do të dinë si të argëtojnë dhe të tërheqin vëmendjen e fëmijëve të pranishëm në festë.
Por, si të zgjedhim animatorin e duhur?
Janë disa faktorë që ju duhet të merrni parasysh, por më kryesorja është pasioni që animatori ka për punën që bën, si edhe sa argëtuese i duket ajo. Nëse e shikoni se ai herë pas here ngre sytë nga qielli në shenjë bezdie apo flet me kolegët i lodhur dhe i stresuar, atëherë nuk është animatori i duhur.
1- Buxheti
Ndërsa zgjidhni animatorin që do të merrni në festën e fëmijës tuaj duhet të merrni në konsideratë edhe buxhetin që keni në dispozicion. Sigurisht që ky është një fakt i rëndësishëm, por duhet gjithashtu të dini se edhe raporti çmim-cilësi ka rëndësi. Nëse do të paguani pak do të merrni shërbim më të kufizuar dhe anasjelltas. Një pagesë e ulët mund t’ju bëjë të keni në dispozicion një numër të vogël animatorësh, dhe kjo mund të jetë shumë në rregull nëse fëmijët që do të jenë pjesëmarrës në festë do të jenë të pakët në numër. Por, nëse do të bëni një festë të madhe, për shembull me rreth 25-30 fëmijë sigurisht që do t’ju duhen 2 ose 3 animatorë dhe kjo sepse 1 animator i vetëm nuk do të jetë në gjendje të menaxhojë dhe argëtojë aq shumë fëmijë njëkohësisht.
Zakonisht animatorët kërkojnë të paguhen në bazë të orëve që punojnë dhe nëse ju keni në plan të organizoni një festë në oborrin e shtëpisë tuaj, dhe nuk keni shumë para në dispozicion, mund të organizoheni në mënyrë të tillë që fëmijët i lini të luajnë midis tyre dhe animatorin mund ta merrni vetëm për momentin e tortës.
2- Personazhi duhet t’i pëlqejë në rradhë të parë fëmijës
Ndodh shpesh që miqtë e nënës apo të babait që po zhvillon festën të sugjerojnë një animator që ata e kanë përzemër apo që e njohin, dhe duke bërë një zgjedhje të tillë mund të rezultojë festë jo argëtuese për fëmijën. Ju në momentin e zgjedhjes duhet të keni me vete fëmijën, për të parë çfarë përshtypje le personazhi që ai përfaqëson tek fëmija juaj.
3- Merrni në konsideratë moshën e fëmijës
Ju nuk duhet të kërkoni që animatori të bëjë lojëra që mund t’i keni parë në një ditëlindje tjetër, sepse ai duhet të bazohet tek mosha e fëmijës dhe jo në aktivitete të mëparshme që mund t’ju jenë dukur interesante. Nëse fëmija juaj është i rritur mund të zgjedhë vetë aktivitetet që dëshiron të zhvillhohen në festën e tij.
4- Merrni në konsideratë vendin ku do të zhvillohet festa
Ju si fillim duhet të zgjidhni vendin ku do të zhvilloni festën e fëmijës. Mund të jetë një lokal i preferuar, mund të jetë shtëpia juaj. Nëse në momentin që do të jeni duke folur me animatorin në lidhje me festën dhe ai nuk ju pyet për vendin ku do të zhvillohet, duhet ta dini se nuk është shenjë e mirë. Ju duhet të keni parasysh se ka disa vende të cilat nuk e kanë të domosdoshme praninë e animatorit, siç është për shembull këndi i lojërave, pasi atje fëmijët mund të argëtohen midis tyre me lodrat, ndërsa nëse festa do të mbahet në një ambient plazhi, ku nuk ka mënyrë tjetër argëtimi, atëhere mirëse të vijë animatori!
5- Mos organizoni gjithmonë të njëjtën festë
Nëse nuk po festoni diëlindjen e parë të fëmijës, mundohuni të mos bëni festë të njëjtë me atë të viteve të kaluara, pasi mund të rezultojë diçka jo edhe aq argëtuese për fëmijët. Në vend të kësaj ju mund t’i kërkoni animatorëve të zhvillojnë diçka ndryshe nga vitet e kaluara, dhe pse jo më mirë të mos prenotoni të njëtin animator për çdo festë që organizoni.

Lexoni edhe: Torta e ditelindjes se pare






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X