Të vetmet aftësi që kanë rëndësi për një fëmijë 18 muajsh

0 1

Në moshën 18 muajshe, ose një vjeç e gjysmë, shumica e prindërve do të kenë ende një foshnjë në duar, sesa një fëmijë. Por cilat duhet të jenë arritjet e zhvillimet e fëmijëve në këtë fazë. Disa mjafton vetëm që ecin, ndërkohë ka të tjerë në dukje të shpejtë në zhvillim, që kanë filluar të ecin që 8 muajsh.

Megjithatë ka mjaft piketa zhvillimi që vogëlushi juaj mund t’i fitojë në moshën 18 muajshe, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i ketë patjetër. Pra, si duhet të dijë një prind nëse ka probleme? Është shumë më pak stresuese që prindërit të marrin në konsideratë historinë e fëmijës së tyre dhe ritmin e zhvillimit, sesa të shqetësohen nëse ata kanë arritur piketa konkrete të lidhura me kohën.

Piketa zhvillimore 1: Fëmija zhvillon disa aftësi motorike

Në moshën 18 muajshe, foshnjat me një zhvillim tipik në vendet e industrializuara kanë filluar të ecin. Disa fëmijë kanë filluar të ecin shumë kohë më parë dhe disa janë thjesht duke e zvarritur këtë proces. Fillimi i ecjes ka të ngjarë të jetë për shkak të një numri faktorësh që do të përfshijnë temperamentin e fëmijës, mundësitë që u janë dhënë dhe sa inkurajim kanë marrë.

Shenjë alarmi: Një fëmijë 1 vjeç e gjysmë që duket se nuk është në gjendje të qëndrojë ose të mbështesë trupin për një kohë të gjatë pavarësisht disa përpjekjeve mund të ketë probleme më të thella zhvillimore.

Për çfarë nuk duhet të shqetësoheni: Nëse fëmija juaj nuk është shumë i mirë në ecje akoma, mos e lodhni. Nëse ata po ndërmarrin hapa, kjo është ajo që me të vërtetë ka rëndësi. Disa udhëzues historikë do të sugjerojnë që fëmija juaj të jetë në gjendje të shkojë lart e poshtë shkallëve, por mbani mend, një fëmijë që nuk është mësuar me shkallë rregullisht çdo ditë me siguri nuk do ta kuptojë këtë. Çfarë është e rëndësishme është që muskujt e tyre të jenë të fortë dhe të lëvizshëm me prirje drejt qëndrimit në këmbë dhe ndërmarrjen e hapave.

Piketa zhvillimore 2:Vogëlushi juaj është një eksplorues i kujdesshëm

Vogëlushët dhe eksplorimi shkojnë dorë për dore. Ata kanë një marrëdhënie simbiotike, mënyra sesi eksploron fëmija juaj do t’ju tregojë shumë për mënyrën se si po zhvillohet. Një fëmijë i interesuar për gjërat të cilat mund t’i hasë, mund t’u tregojë prindërve dhe të përpiqet t’i emërojë ato. Fëmijët e tjerë të vegjël mund të mbajnë objektin përreth dhe t’ua tregojnë atë njerëzve. Disa fëmijë mund të udhëzohen nga prindërit ku mund dhe ku nuk duhet të eksplorojnë.

Këto sjellje jo vetëm që tregojnë se një vogëlush po zhvillon forcën fizike dhe shkathtësinë, por ato gjithashtu tregojnë zhvillimin njohës përmes komunikimit të zbulimit e drejtimit të thjeshtë. Sidoqoftë, aftësitë e fëmijëve të vegjël për të lëvizur dhe komunikuar janë ende mjaft të kufizuara në krahasim me dëshirën e tyre. Për shkak se kufijtë e tyre bien ndesh me ambiciet e tyre, mos u çuditni nëse vogëlushët priren të reagojnë të zhgënjyer, duke qarë ose bërtitur.

Shenjë alarmi: Gatishmëria e një fëmije 18-muajsh për të eksploruar nuk duhet të ngatërrohet me një mosbindje të plotë. Shumica e të vegjëlve neurotipikë do të kthehen në bazën e sigurt të shtëpisë së prindërve të tyre pasi të eksplorojnë në mënyrë të pavarur. Nëse një vogëlush duket i pakujdesshëm në lidhje me prindërit duke u larguar ose nuk tregon ndonjë interes, frikë ose lidhje me njerëzit e tjerë, mund të jetë një shenjë e vonesës së zhvillimit.

Për çfarë nuk duhet të shqetësoheni: Për shkak se ata duan të bëjnë më shumë se sa janë në gjendje, mund të prisni që një vogëlush të mërzitet. Nuk është e lehtë të jesh foshnjë.

Piketa zhvillimore 3:Fëmija juaj fillon të pretendojë

Loja e pretendimit fillon me të vërtetë këtë periudhë. Ju mund të shihni vogëlushin tuaj duke imituar sjelljet që ata kanë parë në telefon. Ata mund të pretendojnë të kujdesen ose të flasin me arushë pellushi dhe kukulla, ose ata mund të pretendojnë se janë një krijesë tjetër. Gjatë këtij pretendimi, një vogëlush do të shfaqë aftësi të tjera zhvillimore, si ato gjuhësore, të qeshura dhe një aftësi për t’u lidhur me njerëzit e tjerë.

Ajo që një vogëlush pretendon është më pak e rëndësishme se sa fakti që është duke pretenduar. Dhe prindërit duhet të sigurohen që fëmijët kanë mjaft mundësi për të ushtruar imagjinatën e tyre.

Shenjë alarmi: Nëse një foshnjë duket sikur ka humbur ndonjë aftësi që kishte dikur, duhet të shkoni te pediatri. Këto lloj regresesh mund të jenë një shenjë e problemeve zhvillimore.

Për çfarë nuk duhet të shqetësoheni: Disa prindër mund të presin që foshnja i tyre 18-muajsh të flasë, por mbani mend se disa fëmijë mund të arrijnë çfarë duan përmes formave jo-verbale të komunikimit dhe nuk ndiejnë nevojën për të folur. Nëse një fëmijë po komunikon përmes gjesteve, pjesa e rëndësishme është që ai po komunikon.

Lexo edhe: Kur humb arritjet e para të fëmijës…






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X