Të vërtetat dhe të pavërtetat e sjelljeve që dëmtojnë sytë

0 0

Konsumi i karotave do të përmirësojë shikimin tuaj

Fakt: Karota është e lartë në vitaminë A, një lëndë ushqyese e domosdoshme për një shikim të mirë. Ngrënia e karotave do t’ju ofrojë sasi të vogël të vitaminës A të nevojshme për një shikim të mirë, por vitamina A nuk kufizohet vetëm me ushqimin e lepujve; ajo gjithashtu mund të gjendet në qumësht, djathë, vezë dhe mëlçi.

Qëndrimi shumë pranë televizorit do të dëmtojë shikimin tuaj

Mit: Qëndrimi më afër televizorit se ç’është e nevojshme mund të ju japë dhimbje koke, por kjo nuk do të dëmtojë shikimin tuaj.

Leximi në errësirë do të dobësojë shikimin tuaj

Mit: Ashtu si me qëndrimin shumë afër televizionit, mund të ndjeheni të lodhur ose të keni dhimbje koke nga leximi në errësirë, nuk do të dobësojë sytë.

Përdorimi i syzeve ose lenteve do të dobësojë shikimin dhe sytë përfundimisht do të bëhen të varur nga ato

Mit: Sytë tuaj nuk do të bëhen më të dobët si rezultat i përdorimit të lenteve korrigjuese.

Fëmijët me sytë e kryqëzuar mund të trajtohen

Fakt: Strabizmi mund të korrigjohet më lehtë në një moshë më të re. Prandaj është e rëndësishme që fëmija juaj të ketë një të syve në moshë të hershme, së pari kur fëmija juaj është foshnjë dhe pastaj përsëri në moshën dy vjeçare.

Nuk ka asgjë që mund të bëni për të parandaluar humbjen e shikimit

Mit: Në shfaqjen e simptomave të para, të tilla si pamja e paqartë, dhimbjet e syve, pengesë nga drita, duhet të shkoni te mjeku. Nëse zbulohet mjaft herët, varësisht nga shkaku, ka trajtime që mund të korrigjojnë, ndalojnë ose të paktën ngadalësojnë humbjen e shikimit.

Shikimi drejt diellit do të dëmtojë shikimin

Fakt: Shikimi drejt diellit jo vetëm që mund të shkaktojë dhimbje koke dhe të shtrembërojë shikimin tuaj përkohësisht, por gjithashtu mund të shkaktojë dëme të përhershme në retinën tuaj, prapa syrit. Çdo ekspozim ndaj dritës së diellit shton efektet kumulative të rrezatimit ultravjollcë në sytë tuaj.

Përdorimi i ëmbëlsuesve artificiale do të bëjë që sytë tuaj të jenë më të ndjeshëm ndaj dritës

Fakt: Nëse përdorni ëmbëlsues artificialë, sytë tuaj mund të jenë më të ndjeshëm ndaj dritës. Ka faktorë të tjerë që do t’i bëjnë sytë më të ndjeshëm ndaj dritës. Ata përfshijnë antibiotikët, kontraceptivët oralë, barna të gjakut, diuretikë dhe ilaçe diabetike.

Lexo edhe: Si të kujdesemi për sytë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X