Te vertetat dhe te gabuarat e ushqyerjes me gji

0 0

Pres binjakë, nuk do të kem qumësht mjaftueshëm- E gabuar

Pirjet e përsëritura të dy bebeve stimulojnë gjinjtë për prodhimin e qumështit të nevojshëm për të plotësuar nevojat e tyre.

Bebja ime rrezikon të lindë para kohe, unë nuk do të mund ta ushqej me gji-E gabuar

Ushqyerja me gji e një bebe të lindur para kohe është plotësisht e mundshme dhe madje shumë e rekomanduar duke parë të mirat e qumështit të nënës për beben.

Megjithëse jap gji, kontracepsioni është i nevojshëm- E vërtetë

Të ushqyerit me gji nuk është mjet kontraceptiv efikas. Mendoni një mënyrë tjetër kontraceptivi nëse dëshironi të evitoni një shtatzëni të re.

Bebja ime lind me operacion, të ushqyerit me gji ështëe parekomanduar- E gabuar

Operacioni, iprogramuar apo me urgjence nuk pengon ushqyerjen me gji. Pirja e qetësuesve, në përgjithësi, nuk përbën problem për ushqyerjen me gji.

Bebja ime mund të refuzojë gjirin- E vërtetë

Për beben, refuzimi i pirjes është mënyrë për të thënë se diçka nuk shkon. Nuk është që ajo nuk e do më qumështin e nënës. Arsye të ndryshme mund të shpjegojnë sjelljen e saj, për shembull një dhimbje e gojës shkaktuar nga dalja e dhëmbëve, një plagë, një mykozë, një otit, hunda e zënë ose një rrufë që pengon beben të marrë frymë lirisht kur pi, përdorimi i tepruar i biberonit mund të shkaktojë një konfuzion tek bebja në mënyrën e saj të pirjes. Ky refuzim i të pirit mund të zgjasë disa ditë. Kjo varet nga arsyeja.Të jeni të sigurtë, është pothuajse gjithmonë e mundur që bebja të rimarrë gjirin.

Nëse përdor një mbrojtëse të thithës, rrezikoj të kem më pak qumësht- E vërtetë

Ashtu si biberoni i qumështit dhe biberoni fallco edhe mbrojtësja e thithës mund të provokojë te foshnja një konfuzion midis këtij tipi thithjeje dhe asaj natyrale.

Qumështi i nënës mund të ndryshjë ngjyrë- E vërtetë

Përbërja ushqyese çon në ndryshimin e ngjyrës. Pas lindjes, qumështi i parë i quajtur kulloshtër mund të ketë ngjyra të ndryshme. Më vonë, qumështi mund të jetë i tejdukshëm, ndonjëherë pothuajse i kaltër.Pavarësisht ngjyrës së tij,qumështi është gjithmone i pershtatur per nevojat e bebes.

Gjinjte e mi janë shumë të vegjël për të ushqyer me qumesht- E gabuar

Sasia e qumështit nuk është e lidhur me madhësinë e gjirit. Gjinjtë të vegjël prodhojnë sasi të mjaftueshme të qumështit për të ushqyer beben.

Artikuj te ngjashem:

Ushqyerja me gji, disa pergjigje qe do t’ju heqin cdo dyshim

10 te paverteta rreth gjidhenies

Pse duhet ta mbeshtesim ushqyerjen me gji?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X