Te vecantat e te porsalindurit, ja cfare i frikeson prinderit

0 0

Më në fund pas 9-muajsh jeni duke mbajtur në duar fëmijën tuaj që mezi e keni pritur të vijë në jetë, por mund të ndodhë që menjëherë të vëreni se ai, sidomos nëse ka ardhur në jetë nëpërmjet mënyrës natyrale, nuk ka një pamje “të bukur”, përkundrazi. Lëkura e tij është e rrudhur, koka e tij mund të jetë pa flokë, pa harruar të përmendim që ai bën disa veprime të çuditshme të cilat mund t’ju frikësojnë në çdo moment. Në të vërtetë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, dhe për t’ju qartësuar më shumë, sidomos nëse është fëmija juaj i pare, kemi përgatitur këtë artikull në mënyrë që të shikoni se ato sjellje apo pamje “të çuditshme” që mund të ketë fëmija i porsalindur janë krejt normale.
Për të gjitha ka një shpjegim!
1. Koka e madhe

Kjo ndodh pasi koka, ashtu si edhe sistemi nervor zhvillohen në mënyrë më të shpejtë krahasuar me kohën kur zhvillohen pjesët e tjera të trupit.
2. Fontanela pulson
Në pjesën e sipërme të kokës së fëmijës mund të dalloni lehtësisht disa zona të kafkës, të cilat janë të buta dhe quhen fontanela, të shkaktuara nga mosmbyllja e të gjitha kockave. Gjithcka ndodh për t’i lejuar trurit të zhvillohet në mënyrën e duhur brenda kafkës. Kështu që mos u trembni nëse rastësisht prekni kokën e fëmijës dhe vëreni se fontanela kryesore pulson.
3. Strabizmi
Ndonjëherë mund të ndodhë që prindit t’i duket sikur fëmija e ka shikimin e shtrembër. Kjo ndodh për shkak të një maturimi jo të mirë të sistemit nervor, gjë e cila mund të zgjatë deri në muajin 6-8-të pas lindjes. Gjithçka është normale dhe fiziologjike.
4. Lëkurë e thatë
Kjo ndodh sidomos gjatë ditëve të para pas lindjes pasi fëmija ka qëndruar për 9-të muaj brenda barkut të nënës, pra brenda lëngut amniotik dhe tani gjendet në një atmosferë ndryshe, më të thatë.
5. Fragmente të kuqe, pika të bardha dhe njolla
Edhe në këtë rast nuk duhet të shqetësoheni sepse është dicka normale, sidomos nëse fëmija është në kontakt me aroma dhe persona të ndryshëm. Lëkura e tij është delikate, sidomos gjatë ditëve të para të jetës, për këtë arsye një reagim i tillë nga ana e saj është dicka shumë normale. Pikat e bardha mund të zhduken brenda muajit të parë të jetës, sigurisht që në mënyrë spontane. Nuk duhet në asnjë mënyrë të përpiqeni t’i shtrydhni.
6. Duart dhe këmbët janë të ftohta
Kjo në përgjithësi është një faktor që alarmon pothuajse të gjitha vjehërrat, tezet, e me rradhë! Të gjithë mund të jenë gati për të mbështjellë më mirë me batanije fëmijën, i cili në të vërtetë nuk është duke vuajtur nga të ftohtët. Gjithçka ndodh për shkak të qarkullimit periferik të gjakut, i cili është ende shumë i ngadaltë në ekstremitetet.
7. Trembja dhe hedhjet në gjumë
Ky është një refleks i quajtur ndryshe edhe refleksi “Moro”, një refleks shumë normal që mund të ndodhë edhe nëse nuk ka asnjë zhurmë në ambient gjatë kohës kur fëmija është duke fjetur gjumë.
8. Substanca e bardhë në zonën vaginale dhe trup
Duhet të dini se nuk bëhet fjalë as për ndonjë papastërti as për infeksion, por për mbetje së të ashtuquajturës “Vernix caseosa”, e cila mbron lëkurën e fëmijës gjatë qëndrimit brenda lëngut amniotik. Një banjë e mirë mund të jetë shumë e dobishme për të larguar këtë substancë, e cila gjithsesi mund të zhduket edhe vetë brenda pak ditësh. Gjithashtu kjo lëndë mund të jetë prezente edhe në trupin e fëmijës, gjë e cila tregon se ai ka ardhur në jetë në kohën e duhur. Një lindje pas terminit mund të bënte që në trup të mos vërehej kjo masë dhe lëkura të dukej e rregjur.
Nëse nga vagina e vajzës tuaj është janë duke dalë sekrecione të bardha nuk duhet të shqetësoheni, pasi kjo shkaktohet nga kalimi i hormoneve tuaja tek trupi i saj. I njëjti shkaktar do të bëjë që edhe gjoksi i saj apo i fëmijëve djem të jetë i fryrë.
9. Defekimet e shpeshta
Defekimi i një fëmije të porsalindur është ndryshe nga i një personi të rritur dhe duke qënë se ai ushqehet vetëm me qumësht, feçet do të jenë të lëngshme.
10. Qimet e gjata në të gjithë trupin
Ato janë qime lanugo të cilat janë të dukshme tek foshnjat e lindura parakohe. Këto qime prenatale mund të shihen nëpër shpatullat e foshnjes, nëpër shpinë, ballë, faqë dhe në gjenitale. Mos u shqetësoni sepse do të bien në javët e para të jetës së foshnjes.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X