Te udhetojme me bebe/femije

0 0

3 muajt e pare te jetes per te porsalindurin jane periudhe pershtatje me jeten jashte barkut te nenes. E njejta gje edhe per ju, kjo periudhe sherben per tju pershtatur ritmeve te reja qe merr jeta juaj pas ardhjes ne jete te femijes. Prandaj eshte totalisht jo e keshillueshme te udhetoni me beben tuaj dhe mund te konsiderohet edhe si e rrezikshme. Te lejueshme jane vetem shetitjet ne det ose ne mal. Ne asnje menyre nuk duhet te udhetoni me makine ose me avion.
Pas muajit te 3-te nese ju duket e pershtatshme mund te udhetoni, por duke u limituar persa i perket frekuentimit te vendeve klima e te cileve ndryshon totalisht me ate ku jeni mesuar te jetoni.
Det apo mal?
Per kete nuk ekziston nje rregull preciz. Perzgjedhja behet ne baze te deshirave dhe nevojave tuaja per nje vend te caktuar. Te udhetosh me nje bebe (sidomos nese ushqehet me qumesht gjiri) konsiderohet si shume me e thjeshte se te udhetosh me nje femije me te rritur.
Cilado qofte zgjedhja juaj per te shkuar diku duhet te keni parasysh se duhet te ndiqni te njejtat rituale te nje dite normale ne shtepine tuaj. Duhet te respektoni orarin e ushqimit, te banjes, te gjumit pasi bebet kane nevoje per rregull. Femijes te pershtatet me rregulla dhe orare te reja i duhet pak kohe dhe nderkohe qe kjo ndodh do te qaje dhe do te grindet. Duke respektuar oraret per ju do te jete me e lehte, pasi nuk do te shikoni femijen tuaj te “transformohet” ne nje femije tekanjoz.
Ne det: Si te sillemi
Rregulli kryesor qe duhet te ndiqni nese keni vendosur te frekuentoni detin eshte: femijes nuk duhet ne asnje menyre ti behet banje menjehere pasi ka ngrene. Per kete duhet pritur te pakten 1,5-2 ore. Duke mos respektuar kete distance rrezikohet rritja e presionit te qarkullimit te gjakut dhe rrahjeve te zemres e cila mund te shkaktoje humbje ndjenjash tek femija.
Pasi i keni bere banje ne det/pishine, duhet ta thani mire me peshqir dhe ta vishni me rroba te thata.
Qendrimi ne diell duhet bere gjithmone ne oraret: 08:00-11:00 dhe pas ores 17:00. Ekspozimi i femijes ne diell duhet bere gjithmone pasi eshte aplikuar nje krem me faktor te larte mbrojtes, vendosja e te cilit duhet perseritur pas cdo banje qe i behet femijes.
Ushqimi
Gjate udhetimit me femije te vogel duhet gjithmone te merrni sasi te konsiderueshme ushqimi nga i cili femija ha zakonisht. Kjo duhet bere sidomos nese vendosni te shkoni me pushime diku jashte vendit dhe ndoshta nuk mund te gjeni nga marka qe perdorni zakonisht.
Mjeti i transportit
Nese femija eshte me i madh se 3 muaj, ju mund te udhetoni me cilindo mjet transporti qe ju duket i pershtatshem. Per kete nuk ka rregull fiks. Avantazhi e te udhetuarit me avion eshte se brenda pak oresh ju mund te pershkruani distanca te medha. Disavantazhet e te udhetuarit me avion jane qendrimi ulur ne nje sedilje per shume kohe si dhe mundesia e marrjes se ndonje infeksioni ose viroze nga femija, pasi aeroportet konsiderohen si vendet me te rrezikshme persa i perket perhapjes se tyre.
Nese udhetoni me makine do te jeni te pavarur. Nuk do te keni orare se kur duhet te niseni, kur duhet te pushoni etj. Gjithashtu ju mund te merrni bagazhe pa u limituar ne gjerat e nevojshme.
Kamperi konsiderohet si me praktik nese keni vendosur te udhetoni me femije te vogel. Ai ju mundeson te respektoni oraret e femijes pasi per ta ushyqer apo per ti bere banje nuk duhet te kerkoni nje restorant apo hotel.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X