Te sjellesh ne jete nje femije nga tre prinder, tashme eshte e mundur!

0 0

“Human Fertilization and Embryology Authority” i ka dhënë miratimin e tij fertilizimit In-Vitro gjatë së cili përdoret materali gjenetik i marrë nga 3 subjekte, dy femra dhe një mashkull. Por si reagon opinioni publik ndaj kësaj? Një hap para apo një dilemë etike?
Këtë miratim e ka dhënë fillimisht Britania e madhe dhe më pas “Human Fertilization and Embryology Authority”, i cili është autoriteti kryesor në fushën në fjalë. Ata kanë dhënë aprovimin e tyre pikërisht në nisjen e proçedurave që kanë të bëjnë me dhurimin e mitokondrive, me pak fjalë të materialit kryesor që ka lidhje me kryerjen e fekondimit artificial. Kjo metodë i referohet përdorimit të ADN së të dy prindërve dhe asaj zonje që ata zgjedhin si dhuruese.
Rëndësia e kësaj proçedure
Me anën e një fekondimi të tillë, fëmija do të kishte 99,98% ADN e prindërve, dhe 0,2 % të dhurueses dhe kjo mund të pengonte shfaqjen e një patologjie gjenetike, pra do të bënte të mundur njëfarë ndryshimi të gjenetikës. Këto patologji të trashëgueshme shkaktohen nga defekte të lindura në mitokondri dhe që shpesh shkaktojnë vdekjen ose një aftësi të kufizuar tek fëmija.
Reagimet ndaj kësaj proçedure
Sipas “Muscular dystrophy UK” kjo është një mundësi e artë për të gjitha ato gra që kanë një patologji të trashëgueshme mitokondriale dhe ato duhet të jenë në gjendje të marrin vendimin e duhur, duke qënë koshiente për përfitimet dhe rreziqet e kësaj proçedure. Një gjë të tillë nuk e miraton kisha katolike dhe anglikane, sipas të cilëve kjo rezulton të jetë diçka jo etike dhe morale.
Mendimi juaj? Mendoni se kjo është një mundësi e vërtetë për femrat me probleme? Mendoni se do të ishte më mirë praktimi i kësaj metode për të parandaluar shumë patologji të lindura dhe të trashëgueshme tek fëmijët?

Lexoni edhe: Fertizilimi invitro, cfare eshte?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X