Të qara, ushtrime dhe në fund epidural, modelja publikon videon e lindjes së vajzës

0 0

Një udhëtim dramatik nëpër të cilin kalojnë shumë nëna të reja.

Modelja e njohur Shay Mitchell ka publikuar videon e lindjes në Youtube duke ju treguar kështu të gjithëve se çfarë dhimbjesh përjeton një grua shtatzënë në sallën e lindjes.

Ajo përjetoi dhimbje për plot 33 orë përpara se të vendoste të bënte epiduralin dhe më pas të vinte në jetë vajza e saj.

Bukuroshja 32-vjeçare shfaqet fillimisht në video teksa i plasin ujërat dhe telefonon bashkëshortin e saj.

Dhimbja që ndjeu ishte aq e madhe saqë aktorja i druhej se mund të ndodhte e njëjta situatë si me abortin që pësoi në vitin 2018.

Ajo kishte kohë që nuk e ndjente vajzën dhe kishte shumë frikë, derisa më në fund i dëgjoi të rrahurat e zemrës.

Mjeku i sugjeron asaj të bëjë disa ushtrime për të nxitur lindjen por pa sukses dhe në fund modelja vendos të bëjë epiduralin, ndërkohë që kishte dy net që nuk flinte.

Pas gjithë sakrificave, të qarave dhe vuajtjeve në video dëgjohen të qarat e foshnjës dhe të bashkëshortit dhe mjekut që e inkurajojnë.

Në fund familja gëzon e lumtur ndërsa Shay shfaqet ashtu si çdo nënë pas lindjes, e enjtur në fytyrë dhe me barkun shumë të fryrë.

E gjithë video të ngjall shumë emocione dhe të shumtë kanë qenë ata që e kanë përgëzuar modelen .

Posted in ViP





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X